ARKATANA

Gradimi i dyshimtë në profesorë i pesë dekanëve të UP-së

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Rezultatet e konkursit për avancim akademik në shtator të vitit të kaluar tregojnë se përveç ish-rektorit Gashi, u avancuan pa merita edhe pesë dekanë të Universitetit të Prishtinës, duke përfshirë edhe Bujar Dugollin, ish-ministër për Tregti e Industri nga radhët e AAK-së dhe ish-kandidatin për deputet në listën e PDK-së më 2010, shkruan Gazeta JNK.

Një punim i Bujar Dugollit i publikuar më 2005 në revistën javore Fokus që drejtohej nga Rasim Selmanaj i AAK-së, i është llogaritur atij si publikim me recension ndërkombëtar nga një komision vlerësues i Universitetit publik të Prishtinës.

Kjo i ka ndihmuar Dugollit, dekanit të Fakultetit Filozofik që të avancohet në shtator të vitit të kaluar nga profesor asistent në gradën profesor i asociuar.

Kjo gradë është e dyta për nga rëndësia, pas asaj të profesorit të rregullt.

Por kjo revistë nuk është pjesë e listës së revistave me Impact Factor (IF) të publikuara në faqen zyrtare të Thomson Reuters Journal Citation. Me IF llogariten revistat, punimet e të cilave janë të cituara nëpër revista shkencore ndërkombëtare.

Përveç këtij punimi që trajton rrethanat politike e shoqërore të Perandorisë Osmane gjatë viteve 1907-1912, Dugollit i janë llogaritur edhe disa të tjera si punime shkencore me recension ndërkombëtar (Impact Factor).

I janë vlerësuar si punime me recension ndërkombëtarë dy punime që janë publikuar në revistën “Diskutime” që e nxjerr një institut i Universitetit të Tiranës.

Vlerësim të tillë kanë marrë edhe shtatë të tjera në revistën “Vjetari” që e nxjerr Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe një në revistën “Scupi” që botohet nga një institut shqiptar me seli në kryeqytetin e Maqedonisë.

FIDANISHTJA

Statuti i UP-së dhe Ligji mbi Arsimin e Lartë kërkojnë që kandidati për profesor të asocuar të ketë së paku tri punime të publikuara në revista shkencore me recension ndërkombëtar.

Rektorati i UP-së bën përgjegjës anëtarët e komisioneve për gradimet.

“Për të gjitha çështjet që shkruhen në raport për zgjedhjen, ose avancimin e kandidatëve, përgjegjës ose kompetent është Komisioni Vlerësues-Profesional që shkruan recension për kandidatin përkatës”, ka thënë Esat Kelmendi, sekretar i përgjithshëm në UP.

Avancimi i Dugollit u bë në të njëjtin muaj kur ndodhi edhe gradimi në thirrjen profesor i rregullt, i rektorit të dorëhequr Ibrahim Gashi.

Ish-rektori u avancua falë botimeve në një revistë të dyshimtë indiane, duke dhënë dorëheqje pas një javë protestash të nisura nga studentët.

Përkundër faktit që Dugolli është i njohur si një prej liderëve kryesorë të protestave të studentëve gjatë nëntëdhjetave, ai ishte kritik i ashpër i protestave të studentëve të muajit të kaluar që kërkonin, mes tjerash, verifikim të avancimeve të profesorëve në UP.

Këto protesta rezultuan me dorëheqjen e rektorit të UP-së dhe gjithë Këshillit Drejtues, por jo edhe të dekanëve, të cilët kanë avancuar në mënyra të dyshimta.

Më gjerësisht lexoni në Gazetën Jeta në Kosove.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.