Fundamenti

Goranci do të interpretoj në Teatrin e Operas në Vjenë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mezo sopranoja shqiptare nga Kosova Flaka Goranci do të interpretoj si soliste në Teatrin Internacional të Operas në Vjenë “Theater an der Wien”.

Garanci në mesin e disa emrave të shquar të operës në botë është zgjedhur që të jetë soliste për operën “Le nozze di Figaro”, një nga operat e cila hap ciklin e tre operave (Le nozze di Figaro, Don Giovanni dhe Cosi fan tutte), nga libretisti Lorenco da Ponte dhe me muzikë të W. A. Mozart. Ky cikël i operave do shfaqet në stilin Koncertant në “Theatër an der Wien”.

Eco Higjiena

Ky cikël i operave do të udhëhiqet nga dirigjenti i famshëm botëror Nikolaus Harnoncourt. Dirigjent ky i cili llogaritet specialist i veprave te periudhes klasike.

“Është një vlerësim dhe njëkohësisht mundësi fantastike për të provuar skenën ndërkombëtare ku kërkesat janë të jashtzakonshme për të qenë pjesë e një produksioni të tillë”, është shprehur mezzo sopranoja Goranci./Zëri/