Mobi Casa

Glarusi për të huajt, me video edhe në gjuhën shqipe

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ky pilot projekt i financuar nga Kantoni i Glarusit dhe Federata, është i përkthyer në italisht, shqip, anglisht, turqisht, portugalisht etj.

Në fillim të janarit të këtij viti, kantoni Glarus ka publikuar një video e cila fillimisht është Pilot projekt i iniciuar dhe lancuar nga byroja për integrim. Ajo udedikohet të huajve të sapo ardhur në Glarus në mënyrë që tu lehtësohet integrimi në shoqëri dhe të shërbejë si orientim në përditshmëri.

Ky pilot projekt i cili u financua nga Kantoni i Glarusit dhe Federata, është i përkthyer në shumë gjuhë: italisht, shqip, anglisht, turqisht, portugalisht, spanjisht, në gjuhën tamile, tigrinia etj.

Vlen të ceket se në këtë projekt është e angazhuar edhe Mimoza Krasniqi Bekteshi me banim në këtë kanton dhe me profesion përkthyese. Siç shprehet për albinfo.ch ajo ka huazuar zërin e saj përgjegjësve të këtij pilot projekti dhe kështu u bë pjesë e kësaj videoje në gjuhën shqipe.

UBT

Kantonin e Glarusit, njërin nga 26 kantonet e Zvicrës i cili i është bashkangjitur Konfederatës Zvicerane në vitin 1352, shtrihet në lindje të Zvicrës. Këtë kanton e karakterizon shtrirja e tij në një regjion me reliev dhe klimë ekstreme, në njërën anë me lugina të thella siç është Talboden ku edhe banojnë shumica e banorëve të kantonit dhe në anën tjetër me Alpe të thepisura dhe mali Tödi me lartësi mbidetare mbi 3600m njihet si më i madhi dhe është atraksion turistik. Kantoni i Glarusit ka një sipërfaqe prej 685 km katrorë, dhe që nga viti 2011 Glarusi u nda në tri komuna, atë të Glarusit, Glarus veri dhe Glarus jug.

Aktualisht me dyzetmijë banorë dhe me një pjesëmarrje deri njëzet për qind të të huajve, ky kanton ka dhënë një kontribut të theksuar në rrafshin e integrimit të të huajve në shoqërinë zvicerane.

Ju ftojmë ta dëgjoni dhe shikoni këtë video të realizuar shumë mirë./V.P./albinfo.ch/