Eko Higjiena

Gjyqtarët dhe prokurorët shpërdorojnë ligjin

/ 8 minuta lexim
FIDANISHTJA

Njohësit e fushës së sistemit të drejtësisë, duke parë dobësitë që po e përcjellin këtë sistem gati krejtësisht të dështuar e të politizuar, po e vënë në pikëpyetje të plotë profesionalizmin e gjyqtarëve kosovarë dhe aftësinë e tyre që të bëjnë interpretimin e drejtë të ligji.

Kapiti: Sistemi i drejtësisë është i degraduar dhe i falimentuar, nuk mund të vihet në binarë të shëndoshë pa VETTING!

“Po të hyjnë në provim në interpretim shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të humbin punën. Shumë telashe lidhen për këtë temë si rezultat që ka shumë gjyqtarë dhe prokurorë, madje me mesatare të dobët të notës në studime, ka përplot të tillë që po t’u hyhet diplomave shumica mund të kenë notë mesatare nën nivelin e tretë”, theksoi analisti Blerim Burjani për “Kosova Sot”

Njohësit e fushës së sistemit të drejtësisë, duke parë dobësitë që po e përcjellin këtë sistem gati krejtësisht të dështuar e të politizuar, po e vënë në pikëpyetje të plotë profesionalizmin e gjyqtarëve kosovarë dhe aftësinë e tyre që të bëjnë interpretimin e drejtë të ligji.

Analistët janë duke dyshuar se gjyqtarët e bëjnë këtë gjithnjë duke e shmangur dhe e abuzuar akoma më tepër sesa që e shfrytëzojnë për të vendosur të drejtën aty ku duhet dhe si thotë e përcakton ligji, Prandaj, sipas analistëve dhe njohësve të fushës së drejtësisë, jo rastësisht po lihen anash nëpër konkurse qëllimisht juristët e mirë dhe po pranohen ata më të dobëtit, me lidhje nepotike, mafioze e familjare.

Shihet qartë se si po i punësojnë politikanët si gjithmonë edhe tani servilët e tyre, por edhe njerëzit e drejtësisë të afërmit e tyre, sepse e dinë se nga zyrtarë ligjorë e kanë më lehtë të bëhen prokurorë e gjyqtarë. Kjo është edhe një arsye tjetër pse vetëm një ligj i Vetting-ut mund të sjellë gjyqtarë e prokurorë me etikë e integritet dhe të besueshëm e me kredibilitet. Nepotizmi, në shkallë alarmante Sipas ish-kreut të AKK-së, Hasan Preteni, në dy mandate, kjo dobësi në funksionimin e kësaj fushe vjen edhe si rezultat i lidhjeve nepotiste. “Nepotizmi është pasojë e mosekzistimit të llogaridhënies. Nëse i detyrojmë titullarët e institucioneve që të japin llogari për punën e vet dhe se nëse e praktikojmë se mosefikasiteti sanksionohet me largim, atëherë secili prej tyre do të mendonte kënd ta punësojë, të punësojë dikën që është i përgatitur profesionalisht apo dikën që e ka të familjes. Po të kishte llogaridhënie, do të kishte punësime cilësore, në të kundërtën ashtu siç e kemi ne situatën do të kemi plot familjarizim e plot joprofesionistë.

Të krahasojmë me sektorin privat, tek ato firmat e suksesshme, tek menaxhmenti nuk ka familjarizim, sepse vlerësohesh sipas performancës. Fëmija e prokurorëve punësohen nëpër gjykata e fëmija e gjyqtarëve punësohen nëpër prokurori, që i bie se edhe njëra edhe tjetra kontrollohen nga familjet e njëjta”, u shpreh ai.”Sa i përket profesionalizmit të gjyqtarëve, ka shumë hapësirë për të dëshiruar. Problemi nuk përfundon me kaq, problemi madhor është te prokurorët dhe hetuesit. Këta nuk janë profesionalë, këta duhet t’i përgatisin provat në mënyrë profesionale dhe të qëndrueshme që të bindin gjyqtarin që të sjellë vendime meritore. Në praktikë ndodhin gjëra nga më të ndryshmet, që ndikojnë në mosefikasitetin e “gjyqësorit” në tërësi. Hetuesit nuk janë profesionistë, pak prej tyre e njohin Ligjin e Prokurimit (ligj me të cilin abuzohet më së shumti), Kallëzimet Penale nuk i trajtojnë me seriozitet, një hetues e fillon rastin kurse krejt tjetri e përfundon, nuk bashkëpunojnë me prokurorët gjatë fazës së hetimeve”, vijoi më tej Preteni.

“Pas dërgimit të rastit në prokurori, një prokuror ngarkohet me lëndë kurse krejt tjetër shkon në gjykatore. I gjithë ky cirk e ka një kosto e ajo është mosefikasiteti i tyre dhe pakënaqësia qytetare. Vetting-u është i domosdoshëm, largimi me “lopata bore” të të gjithë atyre që na zhgënjyen dhe një rifillim i ri. Fillimi me hetues, me prokurorë dhe gjyqtarë të filtruar, që duhet të nisë me rregulla të reja. Jo kontrata të përhershme, jo punësime të shumëfishta, jo privilegje jetësore. Llogaridhënie dhe transparencë para së gjithash. Vetëm atyre që punojnë dhe që dëshmohen për punë të mirë t’u vazhdohet kontrata dhe të avancohen në karrierë, të gjitha të tjerat janë humbje kohe dhe zhvatje buxheti”, tha Preteni për “Kosova Sot”.

UBT

Aliu: Interpretimi i “gabuar” i ligjeve, nën ndikimin e grupeve të interesit

Sipas analistit Bislim Aliu,interpretimi i “gabuar” i ligjeve,në të shumtën e rasteve,nuk është aspak i rastësishëm,por as nuk është mungesë profesionale,por ka ndikime nga grupet e interesit. “Gjyqtarët kosovarë nuk e bëjnë drejt interpretimin e ligjit,meqë ata i shmangen qëllimisht realitetit dhe të drejtës së ligjit dhe e abuzojnë atë,për të vendosur ashtu siç pretendojnë ata,pra shpeshherë edhe kundër ligjit.Ndaj,për këtë,nëpër konkurse po lihen anash qëllimisht juristët e mirë dhe po pranohen,ata të dobëtit,me lidhje nepotike,mafioze e familjare.Gjithnjë politikanët tanë,si gjithmonë,por edhe tani,po i punësojnë servilët e tyre,por edhe të afërmit e njerëzve të drejtësisë,meqë më lehtë e kanë të bëhen prokurorë e gjyqtarë.Andaj,vetëm një ligj i Vettig-ut mund të sjellë gjyqtarë e prokurorë,me etikë e integritet,të besueshëm dhe me kredibilitet”,tha Aliu për “Kosova Sot”.

Kapiti: Politika dhe gjyqësori janë të kapur nga krimi!

Njohësi i kësaj fushe, Skënder Kapiti, tha për “Kosova Sot” se sistemi i drejtësisë edhe në Kosovë, ashtu si në Shqipëri, është i degraduar dhe i falimentuar, prandaj nuk mund të vihet në binarë të shëndoshë pa VETTING. “Falimentimi i tij ka ardhur si pasojë e faktit se sistemi i drejtësisë edhe në Kosove është krejtësisht politik, i zgjedhur nga preferenca partiake për t’i shërbyer asaj dhe interesave të politikës. Si pasojë e këtij fakti, kjo ka bërë të mundur që edhe gjyqtarët e prokurorët në Kosovë të kenë si kritere merite injorancën, paaftësinë, moskompetencën profesionale dhe të jenë pa personalitet, servilë, puthadorë e shërbëtorë të verbër të korrupsionit dhe të krimit”, u shpreh ai.”Në një sistem ku politika dhe gjyqësori janë të kapur nga krimi dhe korrupsioni përfituesit janë mafio-oligarkia e lidhur me fije të dukshme e të padukshme korrupsioni nepotizmi dhe interesash klikash e klanesh të grupeve të interesit, të cilat e shfrytëzojnë politikën, pushtetin, drejtësinë dhe të gjitha postet e detyrat shtetërore. Në këto kushte është i pamundur ndërtimi dhe vënia në funksionim të ligjit dhe të drejtësisë, është i pamundur integrimi i Kosovës në BE”, vijoi më tej Kapiti. “Liberalizimi vizave pasi kusht kryesor për to janë ndërtimi dhe funksionimi i shtetit demokratik e ligjor dhe efikasiteti në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Një gjë e tillë do të mund të bëhet vetëm po qe se si politika, ashtu edhe drejtësia kosovare, duhet të kalojnë në siten e VETTING-ut të monitoruar, promovuar dhe kontrolluar nga SHBA-ja”, tha Kapiti për “Kosova Sot”.

Burjani: Shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve, në rikualifikim

Sipas prof.Blerim Burjanit,interpretimi i ligjeve është jetik për zbatim,prandaj shumë gjyqtarë e prokurorë problem kryesor e kanë të kuptuarit e normës e më pas të zbatimit të saktë,prandaj pothuajse të gjithë gati të punësuarit në drejtësi kanë akoma nevojë për trajnim,që si rezultat i mosnjohjes së normës bëjnë shumë gabime ose negociojnë në panel shqiptimin e aktgjykimit.”Po të hyjnë në provim në interpretim shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të humbnin punën,shumë telashe lidhen për këtë temë si rezultat ku ka shumë gjyqtarë dhe prokurorë,madje me mesatare të dobët të notës në studime,ka përplot të tillë që po t’i hyhet diplomave shumica mund të kenë notë mesatare nën nivelin e tretë.Pra,edhe provimi i jurispodencës ende vazhdon të mbahet si në kohën e komunizmit për punë në organe të drejtësisë,ku të gjitha shtetet i kanë shndërruar në master profesional apo studime dy vjeçare, e jo siç është në Kosovë.Është pra shumë e domosdoshme të ketë rikualifikim për një numër të madh të këtyre njerëzve që ndajnë drejtësi te ne.Organizimi i trajnimeve të vazhdueshme do të ndihmonte shumë në të kuptuarit dhe zbatimin e ligjeve dhe të kodeve apo normave ligjore”,tha Burjani për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.