Gjyqësori në duart e mafio-politikës dhe mafio-oligarkëve kriminalë
“Në saje të mosefikasitetit të Gjyqësorit po mundësohet kontrabanda, krimi i organizuar dhe informaliteti, që janë faktorët e drejtpërdrejtë që po e mbysin konkurrencën e ndershme, duke i vënë në pozita të pabarabarta bizneset e ndershme përballë atyre mafioze”, thotë deputeti Bali Muharremaj
Drejtësia, pika më e dobët në fushën e kontesteve mes bizneseve të pabarabarta
Mosfunksionimi i ligjit dhe trafikimi i drejtësisë i largon investitorët
“Në saje të mosefikasitetit të Gjyqësorit po mundësohet kontrabanda, krimi i organizuar dhe informaliteti, që janë faktorët e drejtpërdrejtë që po e mbysin konkurrencën e ndershme, duke i vënë në pozita të pabarabarta bizneset e ndershme përballë atyre mafioze”, thotë deputeti Bali Muharremaj
Në të gjitha raportet e Progresit të BE-së dhe ato të Bankës Botërore, sistemi i drejtësisë, përkatësisht Prokuroria dhe gjyqësia janë konsideruar si ndër pikat më të dobëta të funksionimit të shtetit të Kosovës dhe në bazë të sugjerimeve është thënë se kërkojnë reforma imediate dhe ndryshime rrënjësore. Ndërsa, analistët ekonomikë dhe specialistë të kësaj fushe thonë se mafio-politika është kujdesur nga fillimi, që organet e drejtësisë t’i ketë në duart e veta, në mënyrë që të jenë të lirë dhe të paprekshëm nga drejtësia, për krimet e tyre ekonomike dhe krime të natyrave të ndryshme. Sipas tyre, drejtësia në Kosovë është bërë edhe një pengesë shumë e madhe për të zhvilluar bizneset. Ata thonë se mosefikasiteti i Gjyqësorit veç të tjerash po e mundëson kontrabandën, po e mbyt konkurrencën dhe i vë në pozita të pabarabarta bizneset e ndershme përballë mafio-bizneseve./kosova sot/


