Uji Dea

Gjylekari – katundi i Gjon Lekës

/ 3 minuta lexim
HW

Janë disa emna vendbanimesh të Shqipnisë Verilindore të cilët tejmase kanë kuptim keqësues (pezhorativ), të tillë janë emnat e këtyne katundeve, si: Gjylekar, Kllapakar, Llukar, Muqivërrc, Muqibabë, Makresh, etj. Ta shohim se nga rrjedh emni Gjylekar, emën i këtij katundi në Moravën e Epërme. Fillimisht të themi se bota femnore këtë katund e quen Gjenekreshtë, Gjelekreshtë, Gjëlekreshtë, Gjylekreshtë.

Në bazë të shqiptimit të nduernduershëm të emnit të katundit nga banorët e vet katundit dhe të banorëve të katundeve përreth del se ky vendbanim fillimisht qe emërtue si katundi i Gjon Lekës (Aleksandrit). Ka rreth 60 vjet që e përcjell me vëmendje shqiptimin e këtij emni, i kam mbërri dhe kam kuvendue edhe me pleq të lindun në sh. XIX dhe me burra të mavonshëm e deri më sot. Ky katund nuk asht larg vendit ku kam lindun unë.

Vërehet shumë lehtë se në të gjitha trajtat e shqiptueme ruhen bukur mire emnat Gjon dhe Lekë. Së pari duhet të jetë quejtun ky vend si katundi i Gjonit të Lekës simbas emnit të nji personi të randsishëm të këtij vendi. Rrjedhimisht ma vonë kemi Gjonlekaj – gjonlekajt apo gjonlekart, këtu e mori të mbrapshtën shqiptimi i këtij emni. Shqiptimet e mavonshme e deri më sot: Gjolekar – Gjelekar – Gjenekar – Gjëlekar, Gjonekar e deri sa së fundit u “zyrtarizue” si Gjylekar.

Pleqt ma së shumti e shqiptonin, madje edhe sot si Gjenekar ose Gjelekar në që të dy shqiptimet ruhen emnat e Gjonit dhe të Lekës.

ARKATANA

Largimi nga varianti i sotëm shumë keqësues, nuk asht i lehtë; kthimi në emërtimin parësor asht i pamundshëm sepse ai do të përfundonte sërish në deformimin e sotëm sepse janë po ata shqiptarë–ilirë dhe asht po e njejta gjuhë shqipe–ilire sikurse para 12 -13 shekujsh kur mendoj se lindi ky emërtim, në Ilirinë e atëhershme të pushtueme nga romakët. Banorët e sotëm kanë provue me variantin Skifteraj por si duket pa sukses, vazhdohet me të vjetrën.

Nji nismë për ndërrimin e emnit zu fill para 40 vjetësh (1980) por nuk doli gja. Unë asokohe nismëtarëve u pata propozue për këtë katund emnin BLERAN ngjajshëm me emnat e bukur të katundeve shqiptare si: Pozharan, Pisjan (tashma i sllavizuem), Lluçan , Bushtran, Leran, Sllubçan , Llajan, Shurdhan, Lluzhan, Leshan, etj. Mënyra ma e mire për ndërrimin e emnit asht referendumi i banorëve me 3-4 emna të propozuem.

Qamil S. Dardhankodra
Toronto, Kanadë

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.