RCCOLA

Gjykatat ia humbin shtetit 765 mijë euro

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Agjencia Kundër Korrupsionit vazhdon të shqetësohet me vendimet e gjyqësorit lidhur me dënimet e shqiptuara ndaj zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë.

Agjencia ka hartuar një analizë për të gjitha vendimet gjyqësore në lidhje me 306 zyrtarët e institucioneve të cilët gjatë vitit 2012 nuk e deklaruan pasurinë sipas obligimit ligjor. Sipas analizës së publikuar nga Agjencia, shuma e përgjithshme e dënimeve të shqiptuara nga gjykatat në shkallën e parë është 69 mijë e 370 euro ndërsa në shkallën e dytë 11 mijë e 500 euro.

Mobi Casa

“Kjo shumë e dënimeve nuk është as minimumi i dënimit që kanë pasur për obligim të shqiptojnë gjykatat ndaj zyrtarëve të lartë publik të cilët nuk kanë respektuar Ligjin. Nëse gjykatat do t’i trajtonin rastet në pajtim me dispozitat e ligjit, duke e llogaritur minimumin e dënimit i cili ka qenë 1 mijë euro shuma e përgjithshme e dënimit që ishte shqiptuar ndaj 306 zyrtarëve të lartë publikë, do të ishte 306 mijë euro”, shkruan në analizën e Agjencisë të publikuar ditë më parë…(Tribuna).