ARKATANA

Gjykata rikonfirmon: 19 vjet burg kosovarit për vrasjen e të shoqes

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Vrasja e cilësuar si mizore dhe e paskrupullt, edhe nga gjykata e kantonit u kualifikua si vrasje e rëndë për të cilën dënimi me 19 vjet burg është adekuat.

Ashtu sikurse dhe ishte pritur, Gjykata e Kantonit të St. Gallenit, i ka vërtetuar dënimin me 19 vjet burg për vrasje të rëndë kosovarit që kishte vrarë të shoqen.

Më parë, Gjykata e qarkut në St. Gallen e kishte dënuar kosovarin sot 47 vjeçar për vrasje të rëndë, me 19 vjet burg. Ai, në vitin 2011 kishte shkelur qëllimisht me makinë bashkëshorte nga e cila jetonte ndaras. Pasi që ajo nuk kishte vdekur nga goditja e makinës, dorasi kishte dalë dhe e kishte goditur atë edhe disa herë me një shkop hekuri, duke i shkaktuar vdekjen.

Kjo vrasje e cilësuar si mizore dhe e paskrupullt, nga gjykata kompetente ishte kualifikuar si vrasje e rëndë për të cilën dënimi me 19 vjet burg ishte adekuat.

Rreth dy vjet pas gjykimit, kosovari kishte bërë ankesë në Gjykatën e Kantonit të St. Gallenit, duke kërkuar që vepra e tij penale të kualifikohet si vrasje me paramendim por jo si vrasje e rëndë, me çka do t`i ulej dukshëm vuajtja e dënimit në burg. Avokati i tij kishte kërkuar që dënimi t`i ulej në dhjetë vjet burg.

Sipas dorasit, ai ishte shtyrë të kryente vrasjen pasi që e shoqja (nga e cila jetonte i ndarë) mbante marrëdhënie me një burrë tjetër dhe kjo i kishte prekur nderin atij.

Uji Dea

Por, trupi gjykues ka theksuar se ky arsyetim nuk e ulte shkallën e krimit pasi që, gruaja kishte pasur arse të largohej nga ai, duke pasur parasysh keqtrajtimet që ai i kishte bërë.

Edhe dy fëmijët e çiftit, të dy të moshës adoleshente, në gjykimin e parë kishin kërkuar që babait të tyre t`i shqiptohej një dënim sa më i lartë.

Edhe në rigjykimin e kryer të martën në Gjykatën e Kantonit, është konfirmuar vendimi i marrë në gjykimin pararendës. Trupi gjykues nuk ka luajtur nga qëndrimi për caktimin e masës së dënimit prej 19 vitesh burg.

Gjykata e Qarkut, kur i kishte shqiptuar dënimin e përmendur, kishte ndjekur në tërësi kërkesën e prokurorisë, ndërsa avokati kishte kërkuar dënim me jo më shumë se dhjetë vjet burg, për vrasje me paramendim.

Procesi gjyqësor në Gjykatën e Kantonit të St. Gallenit është zhvilluar dhe ka përfunduar të martën por vendimi gjyqësor është bërë publik sot, të mërkurën.

Vendimi ende nuk është i plotfuqishëm, i dënuari ka të drejtë ankese. (albinfo.ch&sda)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.