Mobi Casa

Gjykata Federale i vërteton dënimin me 16 vjet burg kosovarit

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Në ankesën e tij dorasi thotë se ishte aksident dhe se ai nuk ka pasur qëllim ta vriste të dashurën e tij. Por ekspertizat dhe vendimi i Gjykatës thonë ndryshe.

Gjykata Federale e Zvicrës ka hedhur poshtë ankesën e kosovarit lidhur me dënimin e shqiptuar ndaj tij për vrasje të rëndë, që ai e kishte kryer më 9 mars 2009 ndaj të dashurës së tij 16 vjeçe. Dënimi për vrasje të rëndë me 16 vjet heqje lirie atij i ishte shqiptuar nga Gjykata e Lartë e Cyrihut. Kjo e fundit kishte prishur vendimin e Gjykatës së Qarkut e cila kosovarin e kishte dënuar me 13.5 vjet burg për vrasje të qëllimshme.

Vrasja e vajzës së re zvicerane ishte përcjellë me dhembje të madhe në opinionin e këtushëm. Sipas akuzës dhe asaj që kishte dëshmuar dorasi, vrasja kishte ndodhur në mënyrë fare të pakuptimtë dhe pa ndonjë motiv të qartë. Ai e kishte qëlluar nga afërsia e drejtpërdrejtë 16 vjeçen në kokë, me ç`rast i kishte shkaktuar plagë te rëndë. Por sjellja e mëtejshme e kosovarit atëherë 20 vjeçar ishte karakterizuar nga prokuroria si e paskrupullt dhe mizore. Edhe pse ishte bashke me të në makinë, nuk e kishte dërguar menjëherë në spital por kishte humbur kohë, duke i telefonuar vëllait, duke humbur kështu kohën e çmuar për jetën e vajzës.

ARKATANA

Në ankesën e tij të bërë Gjykatës Federale, dorasi thotë se bëhet fjalë për një aksident dhe se ai nuk ka pasur qëllim ta vriste. Sipas variantit të tij, ai e kishte zbrazur më herët armën, por si pasojë e një defekti, një plumb kishte mbetur pa dijen e tij në karikator. Por, ai pastaj e ka zhdukur revolen dhe ajo ende nuk është gjetur, gjë që e bën të dyshimtë rrëfimin e tij. Po ashtu ekspertiza e kryer ka ardhur në përfundimin se nuk është e besueshme të ndodhë një defekt i tillë.

Gjykata Federale si shkalla më e lartë e gjyqësisë në Zvicër ka shprehur qëndrimin se vendimi i Gjykatës së lartë të Cyrihut ka qenë e vend, pasi që i dënuari e ka ditur saktësisht se arma ka qenë e mbushur, thuhet në komunikatën e Gjykatës Federale të Zvicrës lidhur e vendimin.

Ajo konstaton se vrasja është kryer në me gjakftohtësi të paskrupullt, me ç`rast vrasësi nuk ka vlerësuar të drejtën e viktimës për të jetuar, me çka dënimi me 16 vjet burg për vrasje të rëndë është adekuat me veprën./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.