FITORJA

Gjykata e Gjilanit u cakton nga një muaj paraburgim grupit të operacionit “Mleqani”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan u ka shqiptuar nga një muaj paraburgim Pajtim Gashit nga fshati Mleqan i Malishevës, Samir Sukës nga Peja, Burim Zeqiraj nga Mitrovica, kurse Krenare Hajdarit i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.

I njohur si operacioni i koduar me emrin policor “Mleqani”, Gjykata Themelore në Gjilan( Në foto ndërtesa e re) , u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji tre të dyshuarve kurse Krenare Hajdarit masën e arrestit shtëpiak.

Gjykatësi i procedurës paraprake Ilmi Dalipi tha për rajonipress se masën e paraburgimit prej një muaji i ka caktuar Pajtim Gashit nga fshati Mleqan i Malishevës, Samir Sukës nga Peja, Burim Zeqiraj nga Mitrovica, kurse Krenare Hajdarit i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.

Grupi ishte hetuar nga Policia e Kosovës disa muaj dhe kishte marrë informacione të mjaftueshme rreth veprimtarisë kriminale të cilët dyshohej se merreshin me kontrabandim me migrantë.

Ky grup nga ana e policisë janë arrestuar më 23 gusht në rajonin e Gjilanit dhe të Podujevës, dhe të gjithë janë prangosur nën operacionin policor të koduar me emrin “Mleqani”.

ARKATANA

Grupi dyshohet se në vazhdimësi kryenin veprën penale të kontrabandimit të migrantëve, duke përfituar mjete financiare në mënyrë të kundërligjshme.

Në kuadër të këtij operacioni janë identifikuar edhe gjashtë viktima të trafikimit me migrantë, të cilët ishin përgatitur nga të dyshuarit që përmes rrugëve ilegale të shkonin në shtetet e BE-së, që për këtë shërbim kishin paguar nga 2000 euro për person thuhet në kallëzimin penal të policisë.

Të gjithë të dyshuarit janë arrestuar në rajonin e Gjilanit, konkretisht në pikëkalimin kufitar te “Dheu i Bardhë”.

Sipas hetimeve policore dyshohet se personat e dyshuar kishin planifikuar që ata të kalonin kufirin në pikëkalimin kufitar te “Dheu i Bardhë”, ndërsa viktimat në pikëkalimin kufitar në Merdare, me qëllim që të takoheshin në Serbi për të vazhduar tutje për vendet perëndimore.

Të dyshuarve në momentin e arrestimit policia u ka konfiskuar , 2 (dy) vetura, 8 (tetë) telefona celularë, 9 (nëntë) sim kartela 1545 euro kesh, 320 dinarë të Serbisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.