Eko Higjiena

Gjykata e Ferizajit dënon Enver Nezirin me 19 vite burgim

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Gjykata Themelore në Ferizaj , Departamenti për krime të rënda i kryesuar nga gjyqtari Ibrahim Idrizi ka dënuar Enver Nezirin me 19 vite burgim, Muharrem Nezirin me 11 vite burgim, Eset Nezirin dhe Ekrem Nezirin me nga 1 vit burgim derisa ka hequr dorë nga ndjekja penale të Shukri dhe Besim Nezirit.

Pas shumë shtyrjeve e zvarritjeve në Gjykatën Themelore në Ferizaj është shpallur aktgjykimi ndaj të akuzuarve Enver Neziri, Muharrem, Ekrem dhe Heset Neziri, raporton rajonipress.

Kryetari i trupit gjykues Ibrahim Idrizi duke shpallur aktgjykimin tha se Enver Idrizi i akuzuar nga prokurorja e shtetit Florije Salihu- Shamoli për veprën penale “Vrasje e rëndë”dënohet me 19 vite burgim dhe është fajtor sepse më 18 shkurt 2012 në afërsi të mobilerisë “Rinia” me dashje direkte nga hakmarrja e paskrupullt e ka privuar nga jeta tani të ndjerin Brahim Veseli edhe atë për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme rreth një mali kontestues në fshatin Burrnik të Ferizajit.

Trupi gjykues ka dënuar edhe Muharrem Nezirin me 11 vite burgim i akuzuar për veprën penale “tentim vrasje” sepse në të njëjtën datë e godet me pushkën AK-47 të dëmtuarin Valon Veselin duke i shkaktuar lëndime trupore.

UBT

Gjykata ndërkaq ka dënuar me nga 1 vit burgim Eset dhe Ekrem Nezirin për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve”.

Ndërkaq Prokuroria e shtetit sipas avokatit mbrojtës Shemsedin Piraj i cili në këtë rast ka mbrojtur Shukri Nezirin, ka hequr dorë nga ndjekja penale kundër Besim Nezirit dhe Shukri Nezirit.

Avokati Piraj tha për rajonipress se kjo lëndë është zvarritur për më shumë se tri vite në Prishtinë derisa është caktuar të mbahet në Ferizaj ku edhe ka marrë epilogun përfundimtar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.