HIDROMORAVA

Pranga gjilanasit, kanosi viktimat me armë zjarri

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka kanosur me armë zjarri dy viktimat (një mashkull dhe një femër) kosovarë.

Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit me një karikator dhe 10 fishekë ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë, një pushkë gjuetie, një karikator i zbrazët, leja e një arme, dhe 133 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

ARKATANA

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/