Gjykata e Apelit e refuzon si të pabazuar ankesën e Salih Kqikut

Gjilan – Gjykata e Apelit e Kosovës e kryesuar nga Fillim Skoro e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e avokatit mbrojtës Shemsedin Pira.
Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, pretendimet e mësipërme ankimore nuk janë të bazuara, sepse gjykata e shkallës së parë me aktvendimin e atakuar për hedhjen e aktakuzës është kujdesur sipas thënieve nga kundërshtimet nga ana e mbrojtjes që të vlerësojë dhe në mënyrë të drejtë ka dhënë arsye të mjaftueshme se aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjilan, ka prova të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin e bazuar mirë se i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet, ndërsa tani nuk ka argumente bindëse dhe që nuk përmbajnë asnjërën prej bazave ligjore për të cilën mund të hedhet aktakuza.
Gjykata e Apelit gjithashtu ka vlerësuar thëniet nga ankesa e mbrojtjes se i njëjti nuk ka vepruar në kundërshtim me ligjin, sepse këto thënie nuk përmbajnë asgjë konkrete përveç atakimit të aktakuzës në mënyrë të përgjithshme thuhet në aktvendimin e Apelit./rajonipress/