Eko Higjiena

Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin e Bajrush Bunjakut

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Avokati mbrojtës Shemsedin Pira tha se Apeli e ka kthyer në rigjykim lëndën për shkak se aktgjykimi shkallës së parë ka shkelje esenciale për çka gjatë gjithë mbrojtjes sime e kam theksuar edhe para trupit gjykues në Gjilan.

Gjykata e Apelit në Prishtinë, departamenti i krimeve të rënda ka aprovuar ankesën e avokatit mbrojtës dr. Shemsedin Pira, në lëndën e Bajrush Bunjakut i akuzuar dhe dënuar nga shkalla e parë për marrje ryshfeti.

Mobi Casa

“Po është e vërtetë se rasti i Bajrush Bunjakut është kthyer në rigjykim për shkak të shumë lëshimeve, e të metave esenciale, që e kanë përfshirë këtë proces gjyqësor” tha Pira për rajonipress.

Sipas Aktvendimit të Gjykatës së Apelit aktgjykimi i shkallës së parë është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, meqë gjykata e shkallës së parë nuk i ka vlerësuar dhe arsyetuar të gjitha çështjet e rëndësishme dhe vendimtare të këtij rasti, duke mos ofruar sqarime të detajuara dhe të qarta. Këto shkelje konsiderohen esenciale sepse gjykata e shkallës së parë nuk e ka dhënë asnjë arsyetim për provat e mbrojtjes dhe nuk ka dhënë asnjë arsye për t`i vlerësuar ato të cilat janë çështje mjaft të rëndësishme. Ekzistojnë dy aktvendime për fillimin e hetimeve, derisa është e paqartë se cili aktvendim është marrë si i vlefshëm nga ana e Gjykatës thuhet në arsyetimin e Apelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.