Hidromorava

Gjykata dënon të akuzuarit për veprat penale “krimi i organizuar” dhe “blerja dhe shitja e narkotikëve”

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Afrim Luma, Ramadan Hyseni, Fehmi Gashi, Fatos Ahmeti, Gëzim Abazi, Fatmir Statovci, dhe Zeqir Berisha.

Të akuzuarit janë fajtor, sepse nga muaji shkurt 2017 deri më 30.04.2017, me dashje kanë marr pjesë në veprimtarinë kriminale të grupit të organizuar, duke u marr me blerjen, transportin dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve të llojit “marihuanë”, të cilën e kanë paketuar dhe fshehur nëpër tavolina dhe dërrasa, që pastaj të transportojnë në shtetet e Evropës Perëndimore dhe në Turqi përmes Maqedonisë së Veriut.

Pas hetimeve dhe aplikimit të masave të fshehta të Policisë së Kosovës është arritur të kapen 500 kilogram narkotikë në shtëpinë e të akuzuarit Afrim Luma, në fshatin Sojevë të Komunës së Ferizajt, të vendosur dhe fshehur në 20 tavolina.

Në shtëpinë e të akuzuarit Ramadan Hyseni në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt janë gjetur 28 kilogram narkotikë të fshehura në 64 pako të dërrasave, ndërsa tek i akuzuari Fehmi Gashi në Krushë të Madhe janë gjetur 184.39 kilogram të llojit marihuanë, të fshehura në 10 tavolina të mëdha dhe 4 tavolina të vogla.

ARKATANA

Me këto veprime të akuzuarit kanë kryer veprat penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” vepra të sanksionuara me Kodin Penal.

Të akuzuarit Fatos Ahmeti, Gëzim Abazi, Fatmir Statovci, Zeqir Berisha janë shpall fajtor për veprën penale “dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale”, ndërsa i akuzuari L. N. është liruar nga akuza.

Trupi gjykues pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve ka nxjerrë aktgjykim dënues për të akuzuarit në fjalë:
I akuzuari Afrim Luma është gjykuar me 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim dhe dënim me gjobë në shumën prej 50.000 euro gjobë.
I akuzuari Ramadan Hyseni është gjykuar me 11(njëmbëdhjetë) vite burgim dhe 50.000 euro gjobë.
I akuzuari Fehmi Gashi, është gjykuar me dënim prej 8 (tetë) vite burgim dhe 20.000 euro gjobë.
I akuzuari Fatos Ahmeti është dënuar me 4 (katër) vite burgim dhe 10.000 euro gjobë.
I akuzuari Gëzim Abazi është gjykuar me 4 (katër) vite burgim dhe 5.000 euro gjobë.
I akuzuari Fatmir Statovci është gjykuar me 2 (dy) vite burgim.
I akuzuari Zeqir Berisha është dënuar me 1(një) vit burgim.
Gjykata ka nxjerrë aktvendim për të akuzuarit Afrim Luma, Ramadan Hyseni. dhe Fehmi Gashi, të cilëve do t’iu vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, ndërkohë të akuzuarit Gezim Abazi i ndërpritet masa e paraburgimit.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.