UBT

Gjuetarët që “shënjestruan” shqiptarët e Medvegjës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Dita e diel ishte ditë tmerri për banorët shqiptarë të fshatit Tupall të Medvegjës. Gjuetarë të dehur për dy orë rresht gjuanin në shënjestrën e vendosur në qendër të këtij fshati.

Sipas informacioneve që e-novine i ka marrë nga banorët e Tupallës, ndjekja e kafshëve të egra e organizuar nga shoqata lokale e gjuetarëve, në vend se të mbahet në malet përreth, kulminacionin e ka arrit kur gjuetarët e dehur kanë vendosur të gjuajnë në shënjestrën e improvizuar në qendër të fshatit shqiptar Tupall.

Sipas deklaratave të banorëve ngjarja ka ndodhur të dielën. Grupi e gjuetarëve i cili nisi gjuetinë ndaj kafshëve të egra ka vendosur shënjestrën në rrugën regjionale e cila kalon në vet qendrën e fshatit të banueshëm dhe aty gjuanin për gati dy orë të plota.

Kjo ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në mes të ditës, pa kurrfarë paralajmërimi edhe ate në momentin kur banorët lokal, në mesin e të cilëve fëmijët po kullosnin kafshët në livadhe.

Edhe pse zëvendës kryetari i Bashkësisë Lokale ka paraqitur menjëherë rastin në stacionin policor në Medvegjë, policia nuk ka reaguar. Një delegacion nga fshati për rastin në fjalë ka kërkuar pranim te shefi i policisë lokale.

RCCOLA

Vetë policia ka thënë se shoqata e gjuetarëve ka organizuar gjueti gjatë së dielës dhe se nuk është paraqitur asgjë në sjelljen e gjuetarëve.

Shefi i policisë, megjithatë, ka premtuar se shoqata e gjuetarëve do të marrë një vërejtje nga policia për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të anëtarëve të saj.

Këtë rast e ka dënuar edhe Këshilli Kombëtar Shqiptar. Galip Beqiri, kryetar i KKSH-së, në një prononcim për Titullin ka thënë se ngjarjet e tilla mund të jetë shkaktari tjetër i shpërnguljes së qytetarëve shqiptar.

“Rastet e tilla nuk duhet të përsëriten dhe se ndikojnë në shpërnguljen edhe të atyre pakë banorëve shqiptar që kanë mbetur në Komunën e Medvegjës,” është shprehur Beqiri/Titulli.com/