Fundamenti

Gjithë përfshirja në fushën e arsimit në Komunën e Gjilanit, me rezultate pozitive

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Është mbajtur takimi “Gjithë-përfshirja në Komunën e Gjilanit, me theks në fushën e arsimit”. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se ka pasur lëvizje të rëndësishme, sa i përket gjithëpërfshirës në fushën e arsimit.

Ai tregoi se është rritur numri i asistentëve dhe interpretëve, logopedëve, psikologëve, pedagogëve e zyrtarëve të tjerë për fëmijët me nevoja të veçanta të përfshirë në shkolla të rregullta.
Është bërë kontraktimi i shërbimeve shtesë të specializuara.

“Janë krijuar hapësira të përshtatshme në kuadër të shkollave, dhoma burimore”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i Gjilanit, e vlerësoi si shumë të rëndësishëm Planin e Veprimit të Strategjisë për Përfshirje Sociale në Komunën e Gjilanit, i cili sipas është tejet i nevojshëm.

Drejtori i Arsimit, Shpend Nuhiu, tha se hartimi i planit tregon qëllimin tonë të përbashkët për të treguar qëndrimin tonë në gjithëpërfshirës sa më të madhe të fëmijëve sidomos në fushën e arsimit.
“Do ti përmbushim të gjitha nevojat dhe obligimet sa i përket gjithë përfshirjes”, tha drejtori Nuhiu.

Liridona Kosumi zyrtare për fëmijë me nevoja të veçanta në DKA prezantoi Planin e Veprimit të Strategjisë për Përfshirje Sociale në Komunën e Gjilanit.

Eco Higjiena

Ajo tregoi se është gjatë këtij viti është bërë dyfishimi i numrit të asistentëve, ku janë pranuar 14 dhe janë shpallur edhe 10 pozita edhe për 10 të tjerë. Derisa janë punësuar edhe 2 interpretë.

Janë krijuar hapësira të përshtatshme në kuadër të shkollave dhe 6 dhomave burimore. Është bërë kontraktimi i shërbimeve shtesë të specializuara me psikologë, logopedë, pedagogë e mësues mbështetës, ku DKA-ja ka punësuar 12 psikologë dhe janë në rekrutim edhe 6 psikologë të tjerë dhe janë 4 logopedë.

Ajo tregoi se janë organizuar edhe kampanja vetëdijësuese.
Sipas saj tashmë DKA-ja, ka bazën e të dhënave për fëmijët të cilët janë në sistemin EMIS.
Është themeluar ekipi për braktisje dhe parandalim.

Në këtë takim të organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, bashkë me Zyrën Rajonale të OSCE-së në Gjilan, dhanë rekomandimet e tyre edhe përfaqësues nga komiteti i arsimit, shoqatat komunale për Personat me Aftësi të Kufizuara, Këshilli i Prindërve, njësiti i të drejtave të njeriut e të tjerë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.