Uji Dea

Gjithçka gati për fillimin e Festivalit të Dramës Shqipe

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Gjithçka është gati për nisjen e Festivalit të Dramës Shqipe “Talia e Flakës”, i cili mbahet në kuadër të manifestimit tradicional kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 20013”, thanë përgjegjës të kësaj shtylle të Flakës.

Ali Demi, drejtor i Teatrit Profesionist të Gjilanit dhe përgjegjës i shtyllës “Talia e Flakës”, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e Festivalit të Dramës Shqipe i cili sikur edhe më parë edhe këtë vit ka karakter garues, ku për pesë net radhazi para artdashësve do të prezantohen pesë shfaqje nga trojet shqiptare, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Drejtori Demi tha se “Talia e Flakës”, do të nis me Teatrin Profesionit të Gjilanit, i cili do të paraqitet me shfaqjen e premierës “Kopshti me lule”, sipas tekstit të Artë Arifit dhe regji të Iliriana Arifit, në natën e dytë do të paraqitet Teatri i Ferizajt, me shfaqjen “Frigoriferi”, sipas tekstit të Naser Shatrollit dhe regji të Fatmir Misinit, në natën e tretë Teatri i Tetovës, paraqitet me shfaqjen “Shtëpi në erë”, sipas tekstit të Stefan Çapalikut dhe regji të Kushtrim Bekteshit, në natën e katërt, Teatri Kombëtar i Kosovës, para publikut do të paraqitet me shfaqjen “Shtëpia në ankand” me tekst dhe regji të Fadil Hysajt dhe natën e fundit Teatri i “Metropolit” nga Tirana, prezantohet me tragjikomedinë “14 vjeç dhëndër “ përshtatur sipas tekstit të Çajupit”.

FITORJA

Ai tha se shfaqjet sikur edhe herëve tjera do të fillojnë në ora 19:00, që më pas do të pasohen nga debate për shfaqjet derisa shpallja e më të mirëve do të bëhet në natën e fundit të festivalit.

Drejtori Demi, tha se shfaqjet që do të prezantohen në Festivalin e Dramës Shqipe, janë shfaqje të punuara sezonin e fundit, derisa Teatri i Gjilanit prezantohet me shfaqjen premierë.

I pari i Teatrit Profesionist të Gjilanit, Ali Demi, tha se ata janë të gatshëm në çdo aspekt, në organizim, derisa janë ftuar kritikët e teatrit, është përzgjedhur juria profesionale e festivalit dhe shpresojmë që gjithçka do të shkojë mirë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.