Fundamenti

Gjini: Reforma zgjedhore e Thaçit dhe Mustafës humbje kohe

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

AAK’ja po e sheh si blerje të kohës që i shërben koalicionit PDK-LDK, organizimi i Presidentit Hashim Thaçi për të diskutuar reformën zgjedhore me partitë politike në Kosovë. Për partinë e dytë opozitare, që sikurse edhe dy tjerat VV e NISMA, injoruan ftesën e Thaçit për tu ulur në një tryezë, reformim i zgjedhjeve siç u dhanë propozime në takimin e të premtes vetëm e komplikon këtë proces. Flet për Gazetën Express, nënkryetari i AAK’së, Adrian Gjini.

Reforma zgjedhore në Kosovë është proces i komplikuar, por edhe më shumë e bënë të tillë takim i sotëm i Presidenti të vendit Hashim Thaçi me drejtuesit e disave prej partive në vend, por që u injorua nga krerët e atyre opozitare VV, AAK e NISMA.

Në një kohë kur zërat për përplasje mes partnerëve të koalicionit qeverisës PDK-LDK dhe shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme përmendet si mundësi reale, për nënkryetarin e AAK’së, Ardian Gjini, tryeza e sotme e thirrur nga President i vendit po bëhet vetme për të humbur kohë.

“Po shihet që edhe presidenti Thaçi edhe kryeministri Mustafa, çështjen e reformës zgjedhore e kanë kuptuar si një mjet pune për me hupë kohë edhe për me e kompliku procesin ma tepër sesa është i komplikuar”, vlerësoi Gjini duke komentuar takimin e sotëm, për Gazetën Express.

Sipas tij, po del të jetë tepër i drejtë vendimi i kryetarit të AAK’së Ramush Haradinaj dhe liderëve tjerë opozitarë që të mos marrë pjesë në këto takime. Kjo pasi Gjini thotë se nga takimi i parë i së premtes nuk kanë parë seriozitet për tu zgjidhur ky proces.

“Presidenti po lyp me e ulë numrin e ulëseve në Kuvend edhe me e shtu numrin e ulëseve të pakicave, që e ndërron në mënyrë drastike proporcionin mes shqiptarëve dhe pakicave në Kosovë. E din që pakicat në Kosovë, kur tu ulet numri i vendeve nuk e votojnë një gjo të tillë. Në të njëjtën kohë propozimi i presidenti Thaçi nënkupton ndryshimin e ligjit për qeverisje lokale, ligjin për zgjedhje por edhe Kushtetutën”, tha Adrian Gjini.

GRANDEMALL

Ndërsa sipas tij, Isa Mustafa tregoi qartë se ende se ka tejkaluar humbjen e madhe të Prishtinës.

“Kryeministrit Mustafa, po i duket shumë randë ende koha kur ka hup prej Shpend Ahmetit edhe po lyp me e hekë balotazhin për kryetarë të komunave, që është një propozim absurd. Edhe ai po lyp me ble kohë. Nuk ka kurrfarë serioziteti”, i tha Gjini, Gazetës Express.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, në takimin e thirr befasishëm një ditë më parë, për sot, ka propozuar zvogëlimin e numrit të deputetëve në Kuvend nga 120 në 100, si dhe shtimin e dy ulëseve për komunitetet malaziase dhe kroate në Kosovë. Ai ka folur edhe për dy mundësitë për të ndryshuar formën se si zgjidhet tani Presidenti dhe mundësinë e zgjedhjes së drejtpërdrejtë të parit të vendit.

Nga ana tjetër, Kryeministri Isa Mustafa, në cilësinë e kreut të LDK’së, ka konsideruar se reforma zgjedhore është e nevojshme në të dy palë zgjedhjet, si në ato qendrore edhe në ato lokale. Ai vlerësoi se procesi zgjedhor duhet thjeshtësuar për t’u pamundësuar edhe parregullsitë.

“Zgjedhjet lokale duhet të mendohen mjaft mirë dhe të shkurtohen procedurat, të trajtojmë se a duhet të shkojmë në balotazh a jo, të trajtojmë çështjet e një zone apo më shumë zona”, tha Mustafa gjatë takimit. /GazetaExpress/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.