UBT

Gjini për rastin e Pecit: Blerim Isufaj mund të bëhet hero i Kosovës, LVV-së do t’i vije turp

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kryetar i Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj aksionit të Policisë dhe Prokurorisë Speciale që përfshiu intervistimin e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, për rastin e tenderit për përpunimin e mbetjeve shtazore.

Në Debat Plus, Gjini ka thënë se ky aksion nuk duhet të shihet si veprim personal i kryeprokurorit të Speciales, Blerim Isufaj, por si pjesë e një institucioni që funksionon sipas ligjit.

Sipas tij, se kryeprokurori Isufaj rrezikon të bëhet “hero i Kosovës”.

ARKATANA

“Me dal zëvendëskryeministrja e parë edhe me thënë aksioni i Blerim Isufajt kundër Faton Pecit, edhe me vazhdu. Mos lexoni ma tutje iu lutem. Prokuroria është institucion, nuk është një njeri. Edhe në këto raste, Blerim Isfuaj rrezikon më u bë hero, e këtyre do të iu vije marre. Blerim Isufaj të vetmen gjë që e rrezikon është bë u bë hero i Kosovës. E krejt këta njerëz, nuk do të jetë larg dita kur do të iu vije turp…”, ka thënë Gjini në Debat Plus.

Kjo deklaratë vjen pas reagimeve të shumta për aksionin ndaj ministrit Peci. Ishte ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila e cilësoi aksionin si një “inskenim të gërditshëm”, të udhëhequr nga Kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.