ARKATANA

Gjini: Në pe të hollë është vendosur e ardhmja e vendit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini tha të enjten se duke e shkatërruar Universitetin e Prishtinës, është duke u shkatërruar edhe e ardhmja e vendit, e cila është vendos në fije peri.

Gjini tha se të gjithë intelektualët e vërtetë sot ndihen të fyer me atë që është duke ndodhur në UP, ndërkaq e quajti të pakuptimtë rezistencën e rektorit Ibrahim Gashi për të dhënë dorëheqje.

“Në pe të hollë është tu u varë e ardhmja e Kosovës”, u shpreh shefi i GP-së të AAK-së.

ARKATANA

Ai tha se kur shkatërrohet një universitet, shkatërrohet edhe e ardhmja e atij vendi.

Sipas tij, një doktor shkence duhet t’i dijë cilat janë gazetat akademike, pasi siç tha ai nëse nuk i dinë atëherë nuk mund të jetë doktor shkence. Por sipas tij, nëse një doktor shkence shkruan në ato gazeta për të cilat e dinë se ato nuk janë akademike, atëherë ai është edhe mashtrues. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.