Mobi Casa

Gjini lut deputetët për mocionin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka kërkuar nga kolegët e tij deputetët të partive tjera, që ta nënshkruajnë mocionin e nisur nga ta për rrëzimin e qeverisë, duke vlerësuar se tashmë ekzekutivi nuk e ka shumicën në Kuvend, dhe nuk do duhej të qeveriste me vendin.

Gjini u ka thënë deputetëve se para vetës kanë një mocion për nënshkrim, që do të thotë se mocioni është serioz dhe nuk ka ku të shkoj më seriozisht.

“Ju mund të pyesni dy gjëra, pse mocioni, dhe pse mocioni tani…Mendoj se në këtë Kuvend, prej shumicës së deputetëve është shtruar pyetja, qeverisja e vendit, që është shkatërruar aq shumë… Shihni UP-në, gjendja e të cilit është katastrofave dhe do duhen dekada për të riparuar dëmet”, tha Gjini.

ARKATANA

Ai tha se të flasësh për këtë qeveri vetëm sa u dhëmbin veshët qytetarëve sepse e dinë çfarë është kjo qeveri. Sipas tij,është një qeveri e zhvatjes, korrupsionit, e tjera.

Gjini u shpreh se dalja e deputetëve nga partitë në pushtet, do të thotë se qeveria nuk e ka shumicën dhe kjo nuk do duhej të qeveriste me vendin. “Ne nuk do ta procedojmë mocionin pa u siguruar se do t’i kemi 61 vota… Nëse i marrim nënshkrimet do ta qojmë këtë qeveri në shtëpi”, tha Gjini. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.