ARKATANA

Gjimshiti kthehet në vitin 2016: Mungova herën e parë, por tani edhe unë dua të luaj në Evropian

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Berat Gjimshiti është padyshim lideri i mbrojtjes së Shqipërisë dhe kështu ishte edhe në ndeshjen ndaj Moldavisë.

Mbrojtësi shqiptar bëri paraqitje fantastike dhe ishte ndër më të mirët në fushë.

Ai ditë më parë u bë baba, derisa tani fitoi me Shqipërinë duke e konsideruar si një javë perfekte.

“U bëre baba dhe tashmë vjen edhe fitorja me Shqipërinë. Jam i lumtur që bashkëshortja dhe vajza janë mirë. E merituam fitoren duhej të ishim të duruar, u përballëm mirë dhe në fund e gjetëm golin”.

“Ndeshja e parë në drejtimin e Sylvinhos, çfarë ka ndryshuar? U bë kohë që nuk kam qenë në kombëtare, kam gjetur një ekip me shumë besim. Lojtarë të rinj me shumë cilësi, lojtarët kishin besim me topin në këmbë dhe kjo u duk edhe në fushë”.

Uji Dea

“Trajneri i jep shumë besim lojtarëve dhe kjo është diçka shumë e mirë. Entuziazmi vjen edhe nga trajneri, por edhe lojtarët që flasim me njëri-tjetrin”.

Gjimshiti nuk e ka harruar vitin 2016, kur çuditërisht nuk ishte në listën përfundimtare të De Biazit për Kampionatin Evropian.

Gjithsesi ai i qëndroi besnik Shqipërisë dhe tani është lider i kuqezinjve ku ka thënë se dëshiron të luaj edhe ai në Evropian.

“Duket që të gjithë e kemi dëshirën për të shkuar në Evropian dhe duken cilësitë, kemi mundësi për të shkuar në Evropian. Pastaj flet fusha dhe aty duhet ta tregojmë besimin”.

“Mungove në Evropianin e 2016-tës? Besoj se këtë radhë edhe unë e kam mundësinë të luaj në Evropian”, u shpreh Gjimshiti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.