Fundamenti

Gjilani zyrtarizon Njësitin për implementimin e impiantin, kosto 30 milionë euro

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në bashkëpunim me Kompaninë Regjionale të Ujit “Hidromorava”, kanë bërë sot zyrtarizimin e Njësitit për implementimin e projektit për ndërtimin e Impiantit për trajtimin e ujërave të zeza dhe kolektorëve, i cili që do të financohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me seli në Londër, i cili ka kosto prej 30 milionë euro.

“Impianti për trajtimin e ujërave të zeza është projekti më i nevojshëm dhe më i madh urban i komunës tonë, që përfshinë qytetin dhe të gjitha fshatrat, jo vetëm të kufijve tanë, por të gjithë ata që janë në rrjedhën e infrastrukturës nëntokësore që kanë impakt në ujërat e zeza të kësaj rrjedhe. Studimi i fizibilitetit dhe studimi socio-ekonomik tashmë ka përfunduar, ndërsa financimin e këtij projekti do ta realizojë BERZH, mjetet financiare për të cilin i janë dhënë Qeverisë, por është grant për Komunën e Gjilanit”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai, gjithashtu, ka potencuar se tani e tutje bartës të projektit do të jenë anëtarët profesional të Njësisë së zgjedhur për implementim dhe dinamika e realizimit të projektit do të varet nga puna dhe përkushtimi i kësaj trupe.

ARKATANA

Haziri ka garantuar se Komuna e Gjilanit, KRU “Hidromorava” dhe Njësia implementuese do të bëjnë implementimin strikt të projektit në bazë të ligjit dhe dinamikës në bashkëpunim të ngushtë edhe me qeverinë dhe me BERZh-in.
“Do të jemi së bashku kujdestar të fuqishëm të implementimit të projektit, sepse ky qytet, i cili daton për mbi 500 vjet, po i vije një projekt i cili do të jap një zgjidhje përfundimtare për ndotësit më të mëdhenj siç janë ujërat e zeza”, ka thënë, mes tjerash, kryetari Haziri

Kurse, nga ana e tij Muhamet Suliqi, drejtor i KRU “Hidromorava”, ka falënderuar kryetarin Haziri për kontributin e tij që ky projekt të vije në Gjilan, duke theksuar se ky është projekti më i madh dhe shumë i rëndësishëm për Gjilanin dhe të ardhmen e qytetarëve të vet.

“Investimi i projektit është i përbërë nga dy komponenta, e para ka të bëjë me ndërtimin e Impiantit dhe e dyta me kolektorët. Sipas studimit të fizibilitetit, ndërtimi i Impiantit do të bëhet në afërsi të fshatit Uglarë, në një hapësirë prej 8 hektarëve, që në fazën e parë deri në vitin 2032 do të përfshihen 76 mijë banorë dhe faza e dytë deri në vitin 2040 do të përfshijë 114 mijë banorë. Kurse, ndërtimi i kolektorëve parasheh pos tjerash edhe shtrirjen e rrjetit të ujërave të zeza në një gjatësi rreth 38 kilometrave dhe planifikohet që brenda 5 viteve të finalizohen këto punime”, ka thënë mes tjerash drejtori Suliqi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.