UBT

Gjilani shënon me koncert të madh festiv Ditën e Çlirimit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me ansamble të ndryshme nga Gjilani dhe qytete të ndryshme, me këngë e valle kanë shënuar mbrëmë deri vonë 15 qershorin, Ditën e Çlirimit të Gjilanit.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Shpresa Kurteshi-Emini, ka thënë në këtë koncert se aktivitetet e Komunës së Gjilanit për Ditët e Festës së Çlirimit kanë zgjatur një javë për të përfunduar me këtë koncert të këngëve dhe valleve popullore.

“Ky përvjetor brenda vetes ka një histori sa të dhembshme, aq edhe të lavdishme të popullit tone. Për të arritur deri te ky qëllim që sot të festojmë lirshëm janë sakrifikuar që nga foshnja në djep, e deri te personi më i moshuar, shumë të rinjë e të reja, që përulemi para veprës që ata kanë bërë. Që nga homazhet para varrezave të dëshmorëve, lapidarëve e shtatoreve, pastaj aktivitetet tjera në art, kulturë, arsim, shpalljen e më të dalluarve të vitit, pastaj ndarjen e çmimit “Qytetarë Nderi” dhe aktivitete të tjera”, ka thënë ajo.

Mobi Casa

“Deri sonte Gjilani ka qenë i mbushur me aktivitete të ndryshme që kanë përçuar festë për gjithë qytetarët pa dallime. 15 qershori i këtij viti është festë e dyfishtë për gjilanasit, sepse pos ditës së çlirimit, jemi edhe në festën e Bajramit, që është mesazh për solidaritet dhe humanizëm më të madh me familjet në nevojë”, ka thënë ajo mes tjerash.

Në këtë koncert festiv, i cili ka zgjatur deri në orët e vona, publiku gjilanas në sallën e Teatrit është argëtuar nga këngëtar e ansamble të ndryshme kulturore të Gjilanit, Komunave pjesëmarrëse nga Kosova, Kumanova dhe qytete tjera shqiptare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.