GRANDEMALL

Gjilani shënon ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Me një sërë aktivitetesh, Komuna e Gjilanit ka shënuar sot ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara. Organizuar nga shoqata “Handikos”, është mbajtur një program kulturor artistik ku kanë performuar personat me aftësi të kufizuara, për të vazhduar me tryezën e diskutimit, ku kanë marrë pjesë nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, kryesuesja Shpresa Kurteshi Emini, drejtori i DKA-së, Nazim Gagica, drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, e përfaqësues nga KFOR’i turk.

“Si Komunë, në mënyrë të vazhdueshme i kemi qëndruar afër Handikosit për kërkesat e tyre dhe organizatave tjera që operojnë në këtë shtëpi. Po e them para jush zotimin e kryetarit Haziri se në vitin e ardhshëm do t’i rrisim subvencionet për këtë dhe shoqatat tjera për të operuar sa më suksesshëm dhe për t’ua lehtësuar punën”, ka thënë në tryezën e diskutimit nënkryetari Arbër Ismajli, njofton Komuna me anë të një komunikate për media.

Menaxheri i shoqatës “Handikos”, Fatmir Shurdhani, ka falënderuar kryetarin Haziri për bashkëpunimin e mirë, ndërkaq ka kërkuar që të zbatohet ligji për personat me aftësi të kufizuara i cili është nxjerrë nga Kuvendi i Republikës.

Eco Higjiena

Kryesuesja Shpresa Kurteshi Emini tha se Komuna e Gjilanit ka bërë edhe një hap tutje avancimin e të drejtave të kësaj kategorie, ku ka informuar se është në themelim e sipër Komiteti i Personave me Aftësi të Kufizuara, i cili do të shërbej si trup ndihmës i Kuvendit Komunal.

Një fjalë përshëndetëse në këtë takim pati edhe drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, duke uruar për këtë ditë të rëndësishme, ndërkaq së bashku me nënkryetarin Ismajli kanë shpërndarë dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuara./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.