GRANDEMALL

Gjilani Shënon Ditën Ndërkombëtare të Familjes

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Nën organizimin e Komunës së Gjilanit, respektivisht Njësisë për të Drejtat e Njeriut, sot simbolikisht është shënuar Dita Ndërkombëtare e Familjes, ku është shpalosur panoja “Barazia fillon në familje”.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Shpresa Kurteshi-Emini, ka thënë se shënimi i kësaj dite, është simbolikë e kujdesit të vazhdueshëm për shëndet, respekt dhe barazi në familje. Ajo ka potencuar rolin e rëndësishëm të familjes si shtylla e një shoqërie dhe e të ardhmes së një vendi.

Kurse, Lindita Salihu, nga NjDNj, tha se duhet gjithmonë angazhim i fuqishëm që familja të jetë çelësi i harmonisë dhe suksesit, duke spikatur qëllimin e aktivitetit të sotëm që është në funksion të promovimit të vlerës së madhe që ka familja.

ARKATANA

Nga Grupi i Grave Këshilltare të Kuvendit Komunal, ka folur edhe Teuta Suliqi, që ka përmendur familjen si pjesa kyçe e shoqërisë, tradicionalisht te populli shqiptarë gjatë gjithë fazave të zhvillimit dhe ndërtimit të shtetit.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe nga Asambleja e Fëmijëve të Gjilanit dhe nxënësit e shkollës së Arteve, të cilët me piktura kanë paraqitur këtë aktivitet me familjen në qendër dhe harmoninë në përgjithësi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.