FITORJA

Gjilani rrënon një objekt, po ndërtohej në pronën komunale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Gjilanit, respektivisht Drejtoria e Inspeksionit, ka bërë rrënimin e objektit të ndërtuar në pronën komunale në lagjen “Arbëria” dhe do të vazhdoj në këtë formë me të gjitha ndërtimet-uzurpimet e pronës komunale. Drejtori i kësaj drejtorie, Nevzad Rushiti, ka potencuar se uzurpimi i pronës komunale dhe ndërtimi pa leje është një vepër e rëndë që krahas kësaj, çdo shkelës i këtyre rregullave, përpos rrënimit mund të përballet edhe me organet e drejtësisë.

“Sot jemi në lagjen “Arbëria”, ku kemi bërë rrënimin e objektit i cili po ndërtohej në prone publike. Në këtë hapësirë do të bëhet ndërtimi i stadiumit ndihmës të futbollit. Mirëpo, krahas këtij veprimi të ndërmarrë ndaj këtij objekti, inspektorët janë vazhdimisht në terren dhe po zbatojnë detyrën zyrtare konform ligjit, duke bërë shiritime, procesverbale, ndërprerje të punimeve e deri te rrënimet sikur rasti i sotëm”, ka thënë mes tjerash drejtori Rushiti.

UBT

Rushiti, gjithashtu, ka apeluar të gjithë qytetarët që të jenë vigjilent, sepse blerja e pronës komunale nga kushdo qoftë, apo edhe investimi në ndërtim janë vepra penale dhe përpos humbjeve të tyre materiale, çdo shkelës do të përballet me organet e drejtësisë, sepse prona komunale është e patjetërsueshme dhe nuk lejohet ndërhyrja e paautorizuar në te./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.