FIDANISHTJA

Gjilani publikon Buletinin e radhës në version elektronik

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka publikuar numrin e dytë të Buletinit për vitin 2015, që është një revistë periodike informative ku pasqyrohet puna dhe angazhimet e qeverisjes komunale.

Për të kursyer buxhetin e Komunës, i cili krijohet nga taksat e qytetarëve dhe duke marrë parasysh faktin se teknologjia informative, si mundësi më e madhe e shpërndarjes së informacionit, tashmë është bërë mjeti më i preferuar i komunikimit, ky numër botohet vetëm në versionin elektronik në ueb faqe të Komunës.

Buletini është një mundësi më shumë për informimin e publikut mbi punën e qeverisjes, të cilën ata e kanë zgjedhur me votën e tyre, për t`iu shërbyer brenda një mandati katërvjeçar.

UBT

Ky numër i Buletinit, që përgatitet nga Zyra për Informim, hapet me editorialin e kryetarit të Komunës, me titull “Gjilani po hyn në një epokë të re”, që bën fjalë për investimet e mëdha që do të fillojnë sivjet në Gjilan, për të vazhduar me materiale të tjera, që janë të rëndësishme për transparencë me publikun.

Pjesë e këtij numri, që përfshin periudhën kohore korrik-dhjetor 2015, janë edhe informatat që pasqyrojnë punën e vendimmarrësve, muaj pas muaji, angazhimet e veçanta të kryetarit të Komunës për zgjidhjen e problemit të strehimit për familjet me gjendje të rëndë sociale, përmes fondit të solidaritetit si dhe shumë aktivitete të tjera të këtij gjashtëmujori.

Buletini është revistë periodike dhe numri tjetër do të publikohet në fund të qershorit 2016./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.