Hidromorava

Gjilani promovon udhërrëfyesin për personat me aftësi të kufizuara

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Është promovuar udhërrëfyesi për shërbime për personat me aftësi të kufizuar në Komunën e Gjilanit, të përgatitur nga zyra e “Kooperacionit italiana” dhe zyrës së informimit respektivisht Komunës së Gjilanit, ndërsa një kontribut ka dhënë edhe zyra e kryeministrit.

Ky është udhërrëfyesi i parë në Kosovë që bëhet për këtë kategori të shoqërisë edhe atë në tri gjuhë dhe është bërë edhe në gjuhën shenjave dhe në audio për të verbëritë.

Muhamet Pajaziti, zyrtar nga Zyra për Informim e Komunës ka bërë me dije se ky udhërrëfyes është një mbështetje e fuqishme e personave me aftësi të kufizuara në projektin “Mbështetja për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Aftësinë e Kufizuar në Republikën e Kosovës” dhe është i punuar në tri versione, për personat me nevoja fizike, për personat e verbër dhe për personat e shurdhër.

“Siç e dini Komuna e Gjilanit, posaçërisht kryetari Mustafa, për çdo vit ka ndarë subvencione dhe ndihma për të tri shoqatat e personave me aftësi të kufizuara. Këto shoqata sot janë në një objekt jashtëzakonisht të mirë dhe me standarde evropiane dhe nuk krahasohet fare me kushtet në të cilat këto shoqata kanë kryer punë deri para një kohe”, ka thënë Pajaziti.

Sipas tij, Komuna është angazhuar që personat me aftësi të kufizuara të jenë pjesë e shoqërisë sonë dhe për këtë sipas resurseve dhe mundësive që ka komuna ka edhe të punësuar në administratën komunale, që është vërtetuar se puna që ata bëjnë nuk është aspak me e vogël se sa e një personi që është me zhvillim normal, por shpeshherë ndoshta edhe më e madhe.

“Ngritja e kualitetit të shërbimeve për personat me Aftësi të Kufizuara është obligim i shoqërisë dhe i të gjitha institucioneve nga të gjitha nivelet. Komuna e Gjilanit është e përkushtuar që të gjithë së bashku ta ngrisim cilësinë e shërbimeve për secilin qytetarë vendit tonë pa dallim aftësie e përkatësie etnike”, ka thënë Pajaziti.

Mobi Casa

Edhe Blerton Abazi, përfaqësues i Projektit NDAP, ka thënë se projekti “Mbështetje për zbatimin e Planit Kombëtar për Personat me Aftësi të Kufizuar në Republikën e Kosovës 2009-2011” është financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë/Cooperazione Italiana allo sviluppo (Bashkëpunimi Italia për Zhvillim) me mbështetjen e Ambasadës Italiane në Prishtinë në partneritet me Zyrën për Qeverisje të Mirë/ Zyra e Kryeministrit dhe Komunën e Gjilanit

“Udhërrëfyesi i shërbimeve për personat me aftësi të kufizuar në Komunën e Gjilanit, është udhërrëfyesi i parë i realizuar në komunën e Gjilan për personat me aftësi të kufizuar përmes të cilit ofrohen të gjitha informacionet për Institucionet Publike, Agjencitë Qeveritare dhe organizatat joqeveritare në Komunën e Gjilanit”, ka thënë Abazi.

Sipas tij, udhërrëfyesi është realizuar në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, Zyra për Informim e Kryetarit të Komunës së Gjilanit dhe institucionet pjesëmarrëse.

Përndryshe, ai tha se Kooperacionit Italian përmes Projektit NDAP prej vitit 2010 ka realizuar disa aktivitete në Komunën e Gjilanit si: Rregullimin e qasjeve në zyrat e institucioneve publike, fushatë sensibilizuese në Shkollat Fillore, blerjen e pajisjeve të Teknologjisë Informative për Shoqatën e të Verbërve, 12 Karroca për ekipin e Basketbollit DRITA në Gjilan, pajisje rekreative për ndërtesën e organizatave të personave me aftësi të kufizuar, pjerrina në Shkollën Fillore Thimi Mitko dhe Drejtoria e Urbanizmit dhe lifti elektrik për qasje në Shkollën e Muzikës, pajisje me uto kombi për këta persona.

Nga ana tjetër përfaqësues të organizatave të personave me aftësi të kufizuar e kanë mirëpritur publikimin e këtij udhërrëfyesi ndërsa kanë vlerësuar lartë mbështetjen që po marrin nga Kooperacioni Italian dhe nga Komuna e Gjilanit.

Bajram Spahiu nga Shoqata e të verbërve, Orhan Bejta të shurdhmemecëve dhe Remzi Kqiku nga Handikos thanë se Kooperacioni Italian dhe Komuna e Gjilanit kanë bërë një punë të madhe për këto shoqata duke bërë që ata të kenë kushte më të mira, për aktivitetet e tyre por edhe për integrim në shoqëri. Ata thanë se duan të ndihmohen në realizimin e të drejtave të tyre./rajonipress/