Uji Dea

Gjilani përmbyllë shtatë dëgjime buxhetore, bie numri i kërkesave të qytetarëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka përmbyllë shtatë dëgjimet publike për buxhetin e vitit 2020, të cilat janë organizuar nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa dhe Komiteti për Politikë dhe Financa.

Përfaqësuesit komunal, Zijadin Maliqi, drejtor për Financa, Avdyl Aliu, anëtar i Komitetit në fjalë, njëherit shef i Grupit të Këshilltarëve të LDK’së në Kuvend dhe Shpresa Kurteshi Emini, kryesuese, kanë marrë edhe kërkesat dhe rekomandimet në Livoç të Epërm, Bresalc dhe në dëgjimin publik me shoqërinë civile, gratë, rininë dhe komunitetet pakicë.

Uji Dea

Kërkesat e banorëve kanë qenë kryesisht për investime komunitare, përkatësisht në ndërtim të rrugëve, kanalizimeve, ujësjellësit, mirëmbajtjen e deponisë inerte e deponisë regjionale, pastrime të lumenjve dhe intervenime në shkolla, por që përfaqësuesit komunal kanë thënë se sivjet janë shumë më të vogla krahasuar me vitet paraprake, për shkak se, siç theksuan, janë realizuar një numër i madh i projekteve në të mirë të komunitetit.

Përndryshe, Komuna e Gjilani ka mbajtur dëgjimet buxhetore në Zhegër, në lagjen Arbëria e Zabel, Përlepnicë, Malishevë, Bresalc, Livoç të Epërm, ku janë përfshirë edhe fshatrat përreth, për të përfunduar me dëgjimin me shoqërinë civile, gratë, rininë dhe komunitetet pakicë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.