17shkurt

Gjilani pa zot shtëpie, në mungesë kuorumi, nuk mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Gjilanit, opozita nuk merr pjesë

/ 1 minutë lexim
17shkurt

Gjilan – Seanca urgjente e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e thirrur nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni, nuk është mbajtur të mërkurën, pasi partitë opozitare (LDK, PDK dhe AAK), nuk kanë qenë të pranishëm në sallë. I tërë ky dështim i adresohet paaftësisë dhe sjelljeve ironike të Alban Hysenit karshi kërkesave të qytetareve dhe dobësive ekstrem të shprehura në keqëmenaxhimin e komunës.

Kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, tha se me nëntë asambleistë të pranishëm nuk ka kuorum për të nisur seanca.

Eco Higjiena

Përndryshe, seanca urgjente është ftuar nga kryetari i Gjilanit për dy pika, miratimi i buxhetit për vitin 2025 dhe ndërrimi i destinimit të shfrytëzimit dhe dhënia në shfrytëzim të fshatit social të Kuvajtit “EuroSky”./rajonipress/