HW

Gjilani nuk gjen dot portën e “Xehetarëve”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Skuadra e Gjilanit në Javën e 6-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll, me lojën e treguar në ballafaqim me Trepçën nga Mitrovica nuk ka merituar më tepër se një pikë, loja e saj gjatë 90 minutave ishte tejet konfuze duke mos krijuar raste për shënim.

Futbollistët e Gjilanit që nga fillimi kërkuan golin, por asnjëherë gjatë 90-të minuta nuk arritën të gjejnë.

Në minutën e 8-të, Armend Thaçi i Gjilanit godet furishëm por topi kalon për disa centimetra jashtë shtyllës pingule.

Mysafirët me mjaft mjeshtri u mbrojtën duke mos lejuar që vendësit të rrezikojnë më seriozisht portën e portierit mysafir Manxhollit.

Eco Higjiena

Në pjesën e dytë futbollistët e Gjilanit ishin ata që diktonin tempon por loja e tyre anemike bënë që futbollistët mysafirë me lehtësi i evitojnë rreziqet pranë portës së tyre.

Mysafirët në minutën e 63-të kanë mundur të kalojnë në epërsi por gjuajtjen e Shabanit e ndal shtylla pingule e Malokut.

Gjerë në përfundim të kësaj ndeshje jo edhe aq interesante nuk pati ndonjë rast shënimi ndërsa mysafirët nga Mitrovica me plot meritë arrinë të importojnë një pikë mjaft të vlefshme për ekzistencë ndërsa skuadrës së Gjilanit i mbetet shumë punë sidomos në repartin e sulmit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.