Uji Dea

Gjilani nis rrënimin e objekteve me rrezikshmëri të lartë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka filluar sot largimin e mbetjeve ndërtimore nëpër qytet, të cilat prej kohësh kanë qenë një rrezik potencial për kalimtarët nëpër disa lagje dhe njëkohësisht ky aktivitet është duke u realizuar në fazën kur Gjilani po shënon hapa pozitiv të pastrimit të ambientit në përgjithësi me bashkëngjitje të të gjitha institucioneve lokale.

Në këto lokacione, përpos rrezikshmërisë nga degradimi i skajshëm i këtyre mbetjeve ndërtimore, vazhdimisht është bërë edhe hudhja e mbeturinave, kundërmim i rëndë dhe njëkohësisht kanosje e rrezikut-shembja e tyre për banorët për rreth.

Faton Bislimi, shef i kabinetit të kryetarit dhe Nevzad Rushiti e Bekim Bajrami, drejtor të drejtorive komunale, të cilët ishin në inspektimin e këtyre punimeve dhe përcjelljen e aktiviteteve për pastrimin e ambientit dhe largimin e deponive ilegale të cilat janë tashmë të evidentuara dhe po punohet me intensitet të lartë për bartjen e tyre në deponinë inerte.

Uji Dea

“Në aktivitetin “Ta pastrojmë Gjilanin” që kryesohet nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me pjesëmarrje edhe të të gjitha institucioneve, kompanive publike, vullnetarëve dhe operatorëve privat pretendohet që për dy javët e ardhshme të eliminohen deponitë e krijuara deri më tani në mbi 80 lokacione të hapësirës së Gjilanit”, kanë thënë ata.

Gjatë kësaj kohe në Gjilan me të gjithë akterët në këtë taskforcë do të bëhet edhe gjelbërimi i hapësirave publike me mbi 5 mijë drunj dekorativ, për të ndikuar kështu që krahas pastrimit të bëhet edhe gjelbërimi i hapësirave publike, oborreve të shkollave, institucioneve shëndetësore dhe rrugëve e parqeve të qytetit dhe fshatrave./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.