Uji Dea

Gjilani nis organizimin e dëgjimeve buxhetore

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komiteti për Politikë dhe Financa në bashkëpunim me Drejtorinë për Buxhet dhe Financa të Komunës së Gjilanit, ka filluar me organizimin e dëgjimeve buxhetore për vitin 2020, me qëllim që prioritetet e investimeve që bëhen nga Komuna e Gjilanit të jenë në raport të njëjtë me kërkesën e qytetarëve në fshatra dhe lagje të ndryshme.

Të hënën janë mbajtur dëgjimet buxhetore në Zhegër ku përfshihen fshatrat e Grykës së Karadakut dhe në lagjet, “Aërbëria” e “Zabel…”.

Për rëndësinë e këtyre dëgjimeve buxhetore, kanë folur drejtori për Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi dhe shefi i GK të këshilltarëve të LDK’së, njëherit anëtar i Komitetit për Politikë dhe Financa, Avdyl Aliu.

Banorët e këtyre lokaliteteve kanë parashtruar para përfaqësuesve të Komunës kërkesat, nevojat, problemet dhe projektet e nevojshme për t’i futur në planifikim për vitin 2020.

Ndërkaq, orari i dëgjimeve tjera buxhetore është si vijon:

FITORJA

3 shtator

Takimi me shoqërinë civile, gratë, rininë dhe komunitetet, në sallën e Kuvendit të Komunës, ora 13:00,
Në fshatin Malishevë (Ora 17:00, në shkollën “Abdullah Tahiri”)
Në fshatin Përlepnicë me fshatrat përrreth (Ora 18:00, në sallën e këshillit të fshatit)

4 shtator:

Në fshatin Bresalc me rrethinë (Ora: 17:00, në shkollën “Ibrahim Uruqi”)
Në fshatin Livoç i Epërm (Ora: 18:00, në shkollën “Vatra e Diturisë”).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.