GRANDEMALL

Gjilani nis fushatën sensibilizuese: “Vendose maskën, shpëto jetën”

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka nisur sot aktivitetin “Vendose maskën, shpëto jetën”, ku janë të angazhuar të rinjtë e shkollave të mesme dhe organizatave të ndryshme jo-qeveritare, në shpërndarje të maskave dhe vetëdijesim të qytetarëve për masat mbrojtëse anti-Covid-19.

Në fjalën e tij, nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, ka falënderuar Policinë e Kosovës për angazhimin permanent në vetëdijesim dhe këshilla për qytetarët në respektimin e masave mbrojtëse.

“Ekipet e të rinjve që dalin sot në terren së bashku me Policinë e Kosovës, e bëjnë këtë për sensibilizimin e qytetarëve në përdorimin e masave mbrojtëse. Kjo mbetet mënyra e vetme e luftimit të pandemisë globale. Apelojmë që të vazhdohet me respektimin e rekomandimeve të institucioneve të shtetit, për bartjen e maskave, dezinfektuesve dhe ruajtjen e distancës sociale, në mënyrë që sa më pak të rezultojnë raste me infeksion dhe sa më shpejtë ta kalojmë këtë situatë”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Ndërsa, major Alban Ramushi, komandant i Stacionit të Policisë në Gjilan, ka thënë se bazuar në raportet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, duhet të dimë se virusi është shumë më afër se ajo që jemi duke menduar dhe për këtë duhet një vetëdijesim i të gjithë qytetarëve duke mos e neglizhuar në asnjë moment infeksionin.

Uji Dea

“Virusi është shumë më afër se që ne mendojmë. Kjo është dëshmuar në raporte të rregullta të IKSHP-së, prandaj duhet të bartim maskat, të mbajmë distancën dhe kështu secili ta mbroj familjen e vet. Kujdesi duhet të jetë për të gjitha moshat pa dallim, sepse nuk ka përzgjedhje të moshës se kush infektohet e kush jo”, ka thënë mes tjerash, majori Ramushi.

Në këtë aktivitet ka folur edhe drejtoresha e DRKS-së, Deniza Limani, e cila ka njoftuar se në këtë aktivitet janë Këshilli i Nxënësve të Gjilanit, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal, organizata Fuqia e Bashkimit Rinor dhe organizatat tjera në mënyrë që sensibilizimi të jetë sa më i gjerë.

Ajo më tej ka njoftuar se aktiviteti i njëjtë do të jetë edhe në lagjet dhe vendbanimet ku jetojnë komunitetet pakicë, me qëllimin që respektimi i masave të jetë në gjithë territorin e Gjilanit dhe te të gjithë qytetarët pa dallime./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.