Fundamenti

Gjilani nis fushatën “Mos ndiz zjarr që shkakton rrezik të përgjithshëm”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Gjilanit, ka nisur fushatën kundër ndezjes së zjarreve fushore dhe zjarreve të tjera që shkaktojnë rrezik të përgjithshëm për qytetarët dhe ekonomitë familjare me moton “Mos ndiz zjarr që shkakton rrezik të përgjithshëm”.

DMSH apelon qytetarët që të kenë kujdes gjatë manipulimit me pajisje dhe lëndë që shkaktojnë zjarre dhe të mos ndezin zjarr në hapësirat në të cilat mund të del jashtë kontrollit.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sami Spahiu, ka informuar se inspektorët e preventivës nga zjarri si dhe Policia e Kosovës do të jenë në terren për të identifikuar çdo përhapje të zjarrit dhe shkaktarët e përhapjes.

UBT

Gjithashtu, kjo Drejtori ju përkujton qytetarëve se Kodi penal i Republikës së Kosovës, neni 365, sanksionon me burg nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, të gjithë ata që shkaktojnë rrezik të përgjithshëm përmes ndezjes së zjarreve.

Drejtoria për Emergjenca kërkon nga qytetarët që ta ruajnë ambientin dhe pasurinë e Kosovës duke mos ndezur zjarr dhe duke denoncuar ata që ndezin.

Për çdo eventualitet, qytetarët mund të telefonojnë në numrat pa pagesë, 193 dhe 112./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.