UBT

Gjilani nis aktivitetet maratonike në shënim të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Me rastin e 28 nëntorit, Ditës se Flamurit, në Gjilan kanë nisur aktivitetet maratonike, ku kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka bërë sot homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

Kryetari Haziri, pasi uroi qytetarët për Festën e Flamurit, tha se gjunjëzohen para veprës së mijëra burrave e grave, të cilët u sakrifikuan për pavarësinë e Shqipërisë.

“Uroj të gjithë shqiptarët kudo që janë për Ditën e Flamurit. Mijëra burra e gra të Gjilanit janë flijuar për këtë ditë, për pavarësinë e Shqipërisë. Ne gjunjëzohemi para veprës së tyre dhe nderojmë sakrificën e tyre”.

ARKATANA

“Ky 105-vjetor është më i veçantë pasi tashmë e kemi vendosur edhe shtatoren e kolosit të Karadakut, Idriz Seferi. Uroj që ky vit të jetë më i mirë dhe më i suksesshëm dhe mbi të gjitha që shteti jonë që shkoj drejt funksionimit sa më të mirë në interes të të gjithë qytetarëve”, ka thënë Haziri.

Përndryshe, kryetari Haziri me bashkëpunëtorët do të bëjë homazhe tek varri i heroit Idriz Seferi, do të përuroj pllakën përkujtimore tek –ish objekti i burgut të Gjilanit, për të vazhduar me orën e madhe letrare.

Ndërkaq, në ora 14:00 do të mbahet rep-rock koncert me artistë lokal para teatrit, derisa aktivitetet kulmojnë me një koncert me këngë dhe valle, interpretuar nga AKV “Gjilani” si dhe solistë dhe ansamble të tjera vendore gjilanase, në ora 19:00, në Teatrin e Qytetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.