Eko Higjiena

Gjilani nënshkruan marrëveshje me USAID TEAM në vlerë 50 mijë euro për investim në teknologji informative

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pas nënshkrimit të marrëveshjes, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se USAID si partner i fuqishëm i Gjilanit është vazhdimisht një mbështetës dhe ndihmues i drejtpërdrejtë në proceset më të rëndësishme të procedurave administrative në prokurimin publik, financa, auditim, informim, transparencë dhe në ngritjen e kapaciteteve për burimet njerëzore të Gjilanit.

Komuna e Gjilanit dhe program TEAM i USAID-it, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëfinancimi në vlerë prej 50 mijë euro dhe prej vlerës së përgjithshme Komuna e Gjilanit do të participoj me mbi 11 mijë euro, kurse pjesa tjetër prej mbi 38 mijë euro do të financohet nga programi TEAM, për investim në teknologji informative, me qëllim të ngritjes edhe më tutje të transparencës dhe llogaridhënies.

Kjo marrëveshje e bashkëfinancimit ka qëllim kryesor blerjen e pajisjeve të IT për të përmirësuar kushtet e punës për stafin e departamentit të Prokurimit, në mënyrë që të ndikohet direkt në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe për të luftuar korrupsionin.

Mobi Casa

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se USAID si partner i fuqishëm i Gjilanit është vazhdimisht një mbështetës dhe ndihmues i drejtpërdrejtë në proceset më të rëndësishme të procedurave administrative në prokurimin publik, financa, auditim, informim, transparencë dhe në ngritjen e kapaciteteve për burimet njerëzore të Gjilanit.

Nënkryetari Ismajli, gjithashtu, ka konfirmuar se Komuna e Gjilanit do të jetë e angazhuar maksimalisht që të gjithë resorët e potencuar të jenë në nivelin më të lartë të mundshëm, në mënyrë që investimi i përbashkët që po bëhet, të jap rezultate të dukshme dhe pozita që ka Gjilani sa i përket transparencës të jetë gjithmonë kulminante./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.