FIDANISHTJA

Gjilani nënshkruan kontratat e subvencioneve me 72 organizata joqeveritare

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka nënshkruar sot kontrata me 72 përfaqësues të organizatave joqeveritare, lidhur me ndarjen e subvencioneve të thirrjes publike për vitin 2020, në shumën prej 124 mijë euro.

“Jam shumë e kënaqur me projekt propozimet që i kanë bërë organizatat, por shpresoj që kjo shumë do të rritet në vitin e ardhshëm. Me kërkesë të kryetarit Haziri, ne e kemi rritur shumën në 124 mijë euro”, ka thënë Deniza Limani, drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport.

GRANDEMALL

Limani, gjatë konferencës për media, bëri të ditur se prej këtyre organizatave, 33 janë klube sportive të cilat janë mbështetur në vazhdimësi, sikurse që janë mbështetur organizatat me projekte në fushën e artit vizual, dokumentareve, aftësimet profesionale, festivale të ndryshme dhe organizatat e rinisë.

“Vetëm për kulturë dhe rini kemi ndarë 64 mijë euro, ndërkaq 59 mijë euro janë mbështetje për sportin”, tha ajo, teksa ka falënderuar kryetarin Lutfi Haziri për mbështetjen e madhe në këto fusha të rëndësishme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.