Fundamenti

Gjilani në garën e dizajnit urban

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Sivjet do të jetë viti i dytë që një qytet i Kosovës do të ketë mundësi të konkurojë në garën më të njohur të dizajnit urban në Evropë, i njohur me emrin “Europan”. Vitin e kaluar ishte qyteti i Pejës ai që përfaqësoi në këtë garë urbanizmin kosovar, pa sukses për t’u futur në treshen më të mirë, me gjithë vendin e tretë të fituar nga ekipi austriak pjesë e të cilit ishte një arkitekt shqiptar po nga Peja.

Gjilani është i përzgjedhuri i këtij viti, ndërsa promovon planifikimin e tij urban, zhvillimin e kësaj fushe dhe tentimin për të garuar me projektet tjera. Eliza Hoxha tregon për “Zërin” se tanimë është themeluar dhe legjitimuar edhe “Europan-Kosova”, si pjesë zyrtare e këtij rrjeti të bienales.

“Europan Kosova ka sekretariatin e tij tashmë të establishuar dhe mëton të zhvillohet tutje si qendër lokale e promovimit të kësaj bienaleje, por njëkohësisht edhe të promovimit të konkursit si formë pune, pastaj formave të reja dhe iniciativave të reja vizavi atyre globale”, tregon Hoxha. “Europan” është bienale e dizajnit urban ku marrin pjesë shtete të ndryshme të botës duke dhënë në dispozicion lokacione të caktuara për trajtim, dizajn e hulumtim. Gara e sivjetshme ka koncept “Qytetin e adaptueshëm”, me nënkuptim lehtësinë për të përqafuar ndryshimet e mundshme në ambient, apo në subjektet prej të cilave është ndërtuar dhe të cilave u detyrohet.

FITORJA

“E rëndësishme ëshë të kuptohet se interesi i përfshirjes së Kosovës në këtë rrjet apo bienale dizajni nuk është që ekspertët e fushës arkitektë, dizajnerë, planer urban të konkurrojnë në lokacionin e tyre lokal, por mundësia që profesionistët kosovarë t’i qasen dhe të kenë mundësi konkurrimi në lokacionet e shumta globale të cilat janë pjesë e Europan 12”, vazhdon Eliza Hoxha. Vitin e kaluar, ishin 17 projekte që adresuan dhe dhanë ide për lokacionin e Pejës, me ç`rast vendi i parë shkoi për ekipin spanjoll, i dyti për atë italian dhe i treti për ekipin austriak.

“Kjo mund të jetë një platformë e re komunikimi dhe shkëmbimi idesh dhe metodash kontemporane se si duhet t’u qasemi qyteteve në të ardhmen”, përfundon Hoxha. Procesi i “Europan 12”, ka filluar qysh në qershor të vitit të kaluar kur edhe fillojnë shqyrtimet e lokacioneve dhe më pas edhe aplikimi për t’u bërë pjesë e garës. Rezultatet e më të mirëve shpallen në fund të vitit, ndërsa një forum i cili pason me shqyrtimin e projekteve fituese, por edhe të tjerave mbahet në maj të vitit tjetër.(zeri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.