GRANDEMALL

Gjilani miraton planin kontigjent për menaxhimin e thatësisë, përfundimin e vitit shkollor dhe atë për pritjen e bashkatdhetarëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, është mbajtur të hënën mbledhja e bordit të drejtorëve, ku është diskutuar për planet dhe projektet e mëdha që do të realizohen gjatë tre muajve të ardhshëm.

I pari i gjilanasve, Lutfi Haziri, ka bërë publike projektet e mëdha milionëshe që do të fillojnë së implemetuari gjatë tre muajve të ardhshëm.

“Tashmë jemi në prag të fillimit të projekteve përmes partneritetit publiko-privat (PPP), që përfshihet shpallja e ankandeve për tokat, parkingjet, palestra e sporteve, projekti i gazifikimit, ai i Liqenit të Livoçit dhe Zona Ekonomike, e cila pritet të nënshkruhet me Komunën e Novobërdës. Këto janë projekte të reja multimilionëshe që po fillohen, krahas atyre tjera infrastrukturore, e që do ndikojnë direkt në përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve”, ka thënë Haziri.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për përfundimin e vitit shkollor dhe përgatitjet për vitin 2019/2020, përfshirë edhe reformat në arsim, sikurse edhe për rregullimin e trafikut dhe format përmes parkingjeve të reja.

ARKATANA

Sa i përket menaxhimit të thatësisë, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, njoftoi se nga sot ka filluar të zbatojnë orarin e ri të reduktimeve nëpër lagje.

“Jam shumë i kënaqur me solidaritetin qytetar në kursimin e ujit. Edhe sot apeloj që të vazhdojnë kursimin, përndryshe do të ketë gjoba të larta për keqpërdoruesit eventual”, theksoi Haziri.

Në mbledhjen e bordit është miratuar plani kontigjent për menaxhimin e thatësisë, përfundimi i vitit shkollor dhe përgatitjet për pritjen e bashkatdhetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.