UBT

Gjilani me rrethinë dha kontribut të çmueshëm në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Njëzet studiues, nga të gjitha trevat shqiptare janë paraqitur me kumtesat e tyre, duke dhënë një kontribut të çmueshëm në ndriçimin e mëtejmë të kësaj periudhe kohore ndër më të rëndësishmet nëpër të cilën ka kaluar populli shqiptar

Njëzet studiues, nga të gjitha trevat shqiptare janë paraqitur me kumtesat e tyre, duke dhënë një kontribut të çmueshëm në ndriçimin e mëtejmë të kësaj periudhe kohore ndër më të rëndësishmet nëpër të cilën ka kaluar populli shqiptar.

Fillimisht, në seancën e paradites, Gazmend Arifi, ka dhënë një pasqyrë e shkurtër gjeografiko-historike e Gjilanit, derisa Naim Musliu, ka trajtuar “Rolin dhe kontributin e Gjilanit me rrethinë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (1878-1881)”. Memli Krasniqi, ka sjellë dëshmi të reja për Gjilanin sipas regjistrimit osman të vitit 1896 e Fitim Rifati, për “Lëvizjen Kombëtare në rrethinën e Gjilanit dhe asgjësimi i çetës komite të Pasjanit më 1907”.

Për rolin e gjilanasve në Kuvendin e Ferizajt të vitit 1908 sipas dokumenteve arkivore dhe literaturës historiografike, me punimin e tij është paraqitur Veli Kryeziu, për të pasuar me një sërë referuesish, të cilët kanë trajtuar figurën dhe rolin e Idriz Seferit në LKSH, siç ishin: Fehmi Rexhepi, “Idriz Seferi figurë shumdimensionale e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare”, Frashër Demaj dhe Ardita Hajdari, “Bashkëpunimi i Idriz Seferit me krerët e Lëvizjes Kombëtare”, Fatmira Musaj, “Roli i Isa Boletinit dhe Idriz Seferit në kryengritjet e mëdha antiosmane për pavarësi”, Sabile Keçmezi-Basha, “Trajtimi i figurës së Idriz Seferit në historiografinë shqiptare” dhe Sefedin Rahimi, “Aspekte institucionale, shoqërore dhe kulturore për figurën e Idriz Seferit”.

Eco Higjiena

Studiuesi nga Maqedonia, Vebi Xhemaili, trajtoi “Kontributin e Gjilanit me rrethinë në Kryengritjen Shqiptare të Kosovës gjatë vitit 1910” e studiuesi tjetër nga Gostivari, Bafqar Nuredini, trajtoi bashkëpunimin e kryengritësve të Pollogut e Shkupit me kryengritësit e Gjilanit gjatë kryengritjes së vitit 1912.

Sipas studiuesit, Aliriza Selmani, vullnetarët e Gjilanit, por edhe kryengritës të tjerë nga Kosova që u tubuan në këtë qytet, kanë dhënë një kontribut të çmueshëm për çlirimin e Shkupit më 1912 e Shqipe Doda, ka trajtuar karakterin ekonomiko-politik të Kryengritjeve të Kosovës (1910-1912).

Në këtë simpozium është thënë se në rrethin e Gjilanit, është bërë rezistencë e armatosur ndaj mësymjeve të Armatës së Tretë Serbe, tema që i kanë trajtuar Adem Murati, “Rezistenca shqiptare dhe terrori serb në rrethinën e Gjilanit gjatë viteve 1912-1913” dhe Fejzulla Shabani, “Rezistenca e shqiptarëve të Gjilanit me rrethinë gjatë Luftës së Parë Ballkanike të vitit 1912”, derisa se pas pushtimit serb mbi popullsinë e Gjilanit me rrethinë është ushtruar dhunë, dëshmi dha Enver Sadiku, me punimin “Dhuna ndaj popullsisë shqiptare të Gjilanit me rrethinë pas pushtimit serb më 1912”.

Gjilani me rrethinë ka dhënë kontributin e vet edhe në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, sikurse që kjo trevë ka dhënë edhe historianin e njohur, Sadulla Brestovci, për kontributin e të cilit për Rilindjen Kombëtare në Anamoravë, me një studim është paraqitur Daut Bislimi, kurse Simpoziumi është përmbyllur me punimin e Lendita Ahmetaj-Shala, “Bibliografia shqiptare për Gjilanin në Lëvizjen Kombëtare”./rajonipress/