Eko Higjiena

Gjilani me Jetimat e Ballkanit inaugurojnë 20 shtëpi për familjet në nevojë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me kryetarin e shoqatës Jetimat e Ballkanit, Halil Kastrati, i kanë dorëzuar sot çelësat e shtëpive të reja 20 familjeve me gjendje të rëndë sociale.

Kryetari Haziri tha me këtë rast se prioritet kanë qenë jetimët, nënat vetëushquese dhe familjet me gjendje të rëndë sociale.

“Me ngjarjen e sotme, numri i familjeve që iu kemi ndërtuar shtëpi në Gjilan është 135, duke qenë komuna kampione sa i përket zgjidhjes së këtij problemi. Pritoritet kanë qenë jetimët, nënat vetëushquese dhe familjet me gjendje të rëndë sociale. Unë e falënderoj shoqatën Jetimat e Ballkanit për këtë donacion të jashtëzakonshëm, të cilët në afatin më të shkurtër të implementimit dhe me drejtësinë që është vendosur, na kanë bërë të gjithëve krenarë dhe të besueshëm për të vazhduar programin”, tha Haziri.

ARKATANA

Haziri tha se janë duke u ndërtuar edhe dy shtëpi, ndërkaq kanë mbetur edhe 25 të tjera për të përmbyllë problemin e banimit.

Ndërkaq, kryetari i shoqatës Jetimat e Ballkanit, Halil Kastrati, ka deklaruar se është shumë i kënaqur me realizimin e këtij projekti sikurse edhe me bashkëpunimin e madh të Komunës së Gjianit, duke shtuar se ky nuk do të jetë edhe projekti iI fundit për këtë komunë.

Përndryshe, Komuna e Gjilanit ka participuar 5 mijë euro për shtëpi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.