UBT

Gjilani ka organizuar olimpiadën në matematikë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në nivel të Komunës së Gjilanit, me mbështetjen e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, është mbajtur gjatë ditës së djeshme olimpiada matematike 2017/2018 për nxënësit e klasave të IX, X, XI dhe XII.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Bardhyl Syla, i cili edhe bëri hapjen e garave, ka thënë se Komuna e Gjilanit, organizimin dhe mbajtjen e garave jo vetëm të matematikës, por edhe në lëmitë e tjera, tani e ka bërë traditë dhe pjesë të planit të punës, duke reflektuar rezultate të një pas njëshme nga ana nxënësve, që arrihen me mbështetjen e fuqishme të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri.

GRANDEMALL

“Ne si Drejtori e Arsimit edhe këtë vit, me mbështetjen e kryetarit të Komunës, në bashkëpunim me organizatoret e kësaj gare, brenda mundësive tona institucionale , jemi munduar të ofrojmë mbështetje teknike administrative dhe organizative me qëllimin më të mirë që nxënësit e shkollave tona të garojnë dhe të tregojnë talentin e tyre në lëndën e matematikës, duke nxitur konkurrencë jo vetëm në nivel kombëtar e mbarëkombëtar, por edhe në nivel ndërkombëtar”. Ka thënë ai.

Më tej Syla ka thënë se kjo garë është një sfidë për nxënësit e shkollave tona dhe ka karakter për stimulimin e talenteve të rinjë nga fusha e matematikës.
“Kështu mundësohet dhe stimulohet konkurrencë. Ne zbulojmë talentë jo vetëm që mund të na përfaqësojnë në gara kombëtare e ndërkombëtare, por zbulojmë edhe ekspert e shkencëtar të ardhshëm të fushës së matematikës që do t`i shërbejnë Gjilanit dhe Republikës së Kosovës”, ka përfunduar ai, duke i uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për suksese./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.