ARKATANA

Gjilani i thotë stop dhunës në familje

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Komuna e Gjilanit në bashkëpunim dhe në mbështetje të ICITAP-it amerikan në Kosovë, ka mbledhur sot në një takim të përbashkët Ekipet Vepruese për Siguri në Bashkësi dhe organizatat të cilat merren me trajtimin e personave të dhunës në familje, për të bartur mesazhin e përbashkët kundër dhunës në familje.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të muajit të luftës kundër dhunës në familje që fillimi i dhjetorit është në kalendarin ndërkombëtar për mbrojtjen e familjes nga dhuna.

Në fjalën e tij, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se ky muaj është një simbolikë e luftës kundër dhunës në familje, por kësaj dukurie negative duhet t’i themi stop e gjithë shoqëria.

“Gjilani është një komunë e cila është e dëshmuar si më e qeta në nivel të Kosovës sa I përket kësaj fushe. Ne kemi qendrën e kujdesit intensiv “Liria”, për mbrojtjen dhe trajtimin e grave të cilat janë viktima të dhunës në familje. Apelojmë te të gjitha familjet që të jenë të kujdesshme dhe gruan por edhe çdo anëtar tjetër ta trajtojnë me kujdesin më të lartë. Duhet që çdo ditë të punohet në promovim të vlerave të familjes dhe assesi të shkaktohet dhunë, sepse dhuna shkakton ndarje dhe ndarjet bartin dhembje”, ka thënë kryetari Haziri.

FITORJA

Ai ka potencuar edhe mekanizmat tjerë që merren me ndërtimin e shoqërisë së siguritë dhe me vizion drejt të ardhmes.

Kurse nga ana e saj, Kimberly Riffe, menaxhere e programit në ICITAP, ka thënë se angazhimi për sigurinë publike dhe promovimin e familjeve pa dhunë, është domosdoshmëri që duhet të punojnë të gjitha institucionet pa dallim.

Ajo ka bërë thirrje te të gjitha institucionet, shoqëria civile dhe te të gjitha familjet që të ndërtojnë familje të shëndoshë dhe pa dhunë, sepse familja është shtylla kryesore e një shoqërie dhe ndërtimit të një vendi.

Gjithashtu, në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të qeverisë së Kosovës, inspektoriatit policor, anëtarë të EVSB-ve dhe përfaqësues të shumë institucioneve nga niveli lokal dhe ai qendror, që kishin qëllim kryesor eliminimin e dhunës në familje deri në pikën zero./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.