Eko Higjiena

Gjilani falënderon shoqatën “Kosova-Shkup’ dhe biznesmenin Gyrener

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Gjilanit e ka falënderuar sot shoqatën “Kosova-Shkup” nga Bursa e Turqisë dhe biznesmenin gjilanas, i cili jeton dhe vepron në Bursa, Fahredin Gyrener, për financimin e cirkumcizionit (synetisë) së 29 fëmijëve gjilanas, familjet e të cilëve janë me gjendje jo të mirë materiale.

Në drekën e organizuar sot nga biznesmeni Fahredin Gyrener për fëmijët dhe prindërit e tyre, ka marrë pjesë nënkryetari Rexhep Kadriu, përfaqësuesi i shoqatës kosovaro-turke, Rexhep Gunduz, kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Sylejman Osmani dhe drejtori i QKMF-së, Fejzulla Berisha.

Uji Dea

“Në emër të kryetarit Haziri e falënderoj shoqatën Kosova-Shkup dhe biznesmenin Gyrener për këtë donacion të kryerjes së cirkumcizionit për 29 fëmijë gjilanas. Ky është një lehtësim i madh për familjet e këtyre fëmijëve. Me këtë rast e falënderoj edhe BIK-un për punën e tyre në përzgjedhje të këtyre fëmijëve, sikurse edhe stafin e QKMF-në për angazhimin”, tha nënkryetari Rexhep Kadriu./rajonipress/