Hidromorava

Gjilani e merr kreun e tabelës

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Gjilani ka marrë kreun e tabelës pas fitores ndaj Vllaznisë së Pozharanit dhe dështimit të llapit në fushë të vet. Fqinjët nga Pozharani, bënë lojë të pëlqyeshme, por jo aq sa për të shënuar fitore, apo për të nxjerrë ndonjë barazim e Gjilani me urti e përmbylli këtë ndeshje. Shënues: Shaqiri 28’, Jashari 69’.

Gjilani ka reshtur rastet që nga minuta 8, kur Kosumi ka harkuar për Eminin e ky gjuajti jashtë, Pastaj Mustafa dha gjuajtje dënimi, topi sërish shkoi jashtë e në minutën 27, gjuajtjen e Kosumi e ndali portieri mysafir Halimi. Një minutë më pas Sermaxhaj harkoi e Shaqiri shënoi me kokë. Në fund të pjesës së parë edhe Morina pati rast të mirë, por sërish gjuajti jashtë.

Në pjesën e dytë, në minutën 48 Maliqi nga afërsia gjuajti jashtë e jashtë gjuajti edhe Ferati në minutën 61. Goli vendimtar u shënua në minutën 69, kur Maliqi e gjeti Jasharin e ky nga afërsia qëlloi në rrjetë.

Thënë pas ndeshjes:

Musa Selimi (Gjilani): “Vllaznia u dëshmua se ka lojtarë të mirë dhe cilësorë e disa prej tyre kanë luajtur ehe tek ne. Ne realizuam pas aksioneve të mira e barazimi i Llapit na dërgon në vendin e parë, të cilin do t’a ruajmë deri në fund”.

Hidromorava

Elmaz Halimi (Vllaznia): “Loja ishte e mirë e vendasit fituan me meritë. Jemi të orientuar në ndeshjet tjera, sidomos në atë me Dukagjinin, ku do të mëtojmë të shënojmë fitore”.

Stadiumi i Qyteit në Gjilan. Shikues: 100. Arbitra: Ceraviku, Haradinaj, Ademi. Shënues: Shaqiri 28’, Jashari 69’. Kartoni i verdhë: Hyseni – S. Aliu, Rashiti.

Gjilani: Maloku, Hyseni, Kosumi, Emini, Maliqi, Mustafa, Shaqiri, Morina, Sermaxhaj (Marovci), Ferati (Jashari), Blakçori.

Vllaznia: Halimi, Uka, A. Aliu, MUstafa, Jakupi (SH. Aliu), Rashiti, Beqiri, KUka (Pira), Frangu. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.