UBT

E ka emrin e legjendës Zidane, futbollisti shqiptar nënshkruan kontratën profesionale me Hoffenheimin

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Futbollisti shqiptar, Zidan Tairi ka nënshkruar një kontratë profesionale me ekipin nga Bundesliga gjermane, Hoffenheim.

17-vjeçari mban emrin e legjendës franceze, Zinedine Zidane, shkruan Indeksonline

Edhe pozita e tij është mesfushor ofensiv dhe i krahut. Falë paraqitjeve të mira në grupmoshat e reja te klubi gjerman, Tairi ka fituar besimin e drejtuesve të Hoffenheimit, të cilët ia kanë dhuruar kontratën profesionale deri në vitin 2028.

Hidromorava

Tairi do të jetë pjesë e ekipit të parë te Hoffenheimi nga vera e ardhshme.

“Ai është plotësisht i gatshëm si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Ai e kupton shumë mirë lojën dhe ka aftësi fantastike dhe të nevojshme”, ishte shprehu ditë më parë drejtori sportiv i Hoffenheimit për “Blick”, Frank Kramer.

Kujtojmë se Tairi luan për grupmoshat e reja të Kombëtares së Zvicrës, por ka mundësi që të zgjedh mes Shqipërisë dhe Kosovës./Indeksonline/