Uji Dea

Gjilani – Drita ose ballafaqimi i jetës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

‘Digjitalb Kupa’ na rikthen emocionet e derbit drithërues ndërmjet Gjilanit e Dritës. Rivalët lokal do të luajnë sot ballafaqimin e jetës, në duelin i cili vlen më shumë se një çerekfinale. Gjithçka është gati, fusha e stadiumit është në gjendje perfekte derisa të dy grupet, si zakonisht, kanë premtuar spektakël në tribuna. Në lindje do të jenë ‘Intelektualët’ e Dritës ndërsa në perëndim, ashtu sipas shortit, ‘Skifterët’ e Gjilanit.

Drita shihet favorite për këtë takim, duke u nisur nga fakti që është pjesë e Superligës.

Por, siç thonë edhe futbollistët e trajnerët, në derbi të tillë s’ka favoritë, ndaj fërkoni duart dhe bëhuni gati për këtë derbi të ‘çmendur’. Muharrem Sahiti beson shumë në skuadrën e tij. Ai thotë që s’ka nevojë t’i motivojë futbollistët, pasi që një gjë të tillë e bënë vet atmosfera në derbi.

Uji Dea

“Qoftë në kampionat, qoftë në kupë – rëndësia e derbit është e njëjtë. Jemi përgatitur maksimalisht për këtë duel. Futbollistët s’kam pasur nevojë t’i motivojë pasi që ata motivohen vetëm duke parë animin e mrekullueshëm të dy tifozerive”, u shpreh ai për gazetën Arena.

Sahiti ka punuar mjaft që ta mbajë skuadrën të qetë dhe maksimalisht të përqendruar…(Tribuna – Arena).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.